Standard.al

A mund të bëhesh ministër dy herë?

0

Nga Artan Fuga
———————————————
Nuk ka kuptim që dikush, sado i suksesshëm ose i pasuksesshëm të ketë qenë, pasi ka mbajtur një herë një post ministri, të kërkojë të ribëhet përsëri ministër qoftë edhe pas një mandati, qoftë edhe pasi ka kaluar një periudhë në opozitë.

Edhe një drejtor drejtorie ose një nëpunës i lartë gjithashtu.

Le të ngrihen në përgjegjësi, të bëhen deputetë, ose çfarë të duan, të shohin punën e tyre, por në të njejtin rang mos kërkojnë të vijnë.

Një ministër nuk ka përse kërkon të ribëhet ministër!

Pse?

Epo se çfarë kishte për të sjellë në atë rang e ka sjellë, çfarë mund të bëjë më tepër?

Thjesht për t’u lënë vendin të tjerëve që si ai ose ajo ka plot, ndofta më të mirë.

Madje unë jam që edhe brenda një mandati një ministër nuk ka përse qendron më shumë se dy vjet.

Në cdo dy vjet të bëhet bilanci i ministrisë së tij dhe grupi i deputetëve të vendosi nëse do të vazhdojë ose jo.

Ministrat duhen vendosur mirë në saç që edhe të mos hedhin vickla shumë, edhe të punojnë mirë, dhe të jenë kokëulur dhe të sillen mirë me deputetët dhe qytetarët.

Kujtojnë ca se janë ministra sepse ua ka falur postin mami!!!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.