Stamboll, dy shpërthime tronditin stadiumin “Besiktash” pas ndeshjes, 20 të plagosur

0
294

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Stambollin mbrëmjen e sotme. Gjithçka ka ndodhur pranë stadiumit “Besiktash”, vetëm disa minuta pas ndeshjes Besiktas-Bursaspor.

Raportohet për të paktën 20 të plagosur deri tani, ndërsa mediat vendase shkruajnë se “përveç shpërthimit u dëgjuan edhe të shtëna armësh”.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, dyshohet për autobombë.

“Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë. Shpresoj që të mos ketë”, thotë ministri Soylu.

Mes të plagosurve sipas ministrit ka edhe policë./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here