Qeveria në hall, pakkush po blen bonot e thesarit

0
230

 

 

–   Vështirë të mendohet që, me gjendjen aktuale ekonomike dhe financiare të ndërmarrjeve private shqiptare, këto të fundit të blejnë bono thesari të qeverisë. Ku t’i gjejnë lekët?

 

Interesi i letrave me vlerë të borxhit qeveritar ka nisur të rritet me shpejtësi në tre muajt e fundit. Bonot me afat maturimi 12 mujor u shiten në ankandin e fundit kundrejt një interesi 2,82 për qind. Kjo vlerë ishte 0.25 pikë përqindje më e lartë se ankandit paraardhës i datës 22 nëntor. Duke ju referuar ecurisë së interesave të këtij viti, bonot 12 mujore në ankandin e datës gjashtë dhjetor shënuan interesin më të lartë të vitit.

Të njëjtën sjellje patën edhe bonot me afat maturimi 6 mujor, interesi i të cilave me datën 6 dhjetor arriti ishte 1.99 % ose 0.42 pikë përqindje më i lartë se ankandi paraardhës.

Shkaku themelor i rritjes së interesit shihet të jetë i lidhur me ofertën e ulët të bankave në monedhën vendase. Nga të dhënat e ankandit shihet se qeveria kërkoi të financohet me 6.7 miliardë lekë, ndërsa bankat ofruan vetëm 5.7 miliardë lekë.

E njëjti ngërç ishte edhe për bonot gjashtëmujore, ku oferta e bankave ishte gjithashtu më e ulët se kërkesa e qeverisë, ku qeveria kërkoi 2.5 miliardë lekë dhe bankat ofruan 2.3 miliardë lekë.

Raporti i mbulimit të kërkesës së qeverisë ka pësuar përkeqësim që nga fillimi i vitit. Në muajin janar raporti i mbulimit ishte më i lartë se kërkesa e qeverisë dhe kjo sjellje zgjati deri në muajin maj, ku më pas u vërejt një rënie graduale e cila është përkeqësuar muajt e fundit.

Për të shmangur kostot në rritje të financimit të borxhit të brendshëm, qeveria po përdor instrumentin e financimit në valutë. Në datën 30 nëntor, qeveria realizoi me sukses ankandin e obligacionit 2-vjeçar me vlerë 35 milionë euro, ndërkohë që oferta e bankave ishte mbi 90 milionë euro. Mirëpo qeveria, duke grumbulluar likuiditet në valutë për financimin e borxhit të brendshëm, rrezikon nëpërmjet kursit të këmbimit. Por gjithsesi, momentalisht kursi i këmbimit është i favorshëm, por nëse leku dobësohet në vijim, kostot e këtij obligacioni rrezikojnë të rriten në vitin e dytë të maturimit.

Rritja e yield-eve ka qenë e përgjithshme, por ajo është shfaqur më e fortë në maturitetet 2, 7 dhe 10-vjeçare, çka është materializuar në rritje të nivelit dhe të pjerrësisë së kurbës së interesave.

Në fakt, vështirë të mendohet që, me gjendjen aktuale ekonomike dhe financiare të ndërmarrjeve private shqiptare, këto të fundit të blejnë bono thesari të qeverisë. Ku t’i gjejnë lekët?

Numri i bizneseve që janë klasifikuar si tatimpagues të këqij në tatime vijoi të jetë i lartë edhe këtë vit. Sipas të dhënave në ueb-in zyrtar të tatimeve u pa se në periudhën dhjetëmujore, bizneset që nuk respektuan afatet për pagesën e taksave arritën në 4550 subjekte. Ky numër ishte i lartë po ta krahasojmë me vitin e kaluar, ku për të gjithë vitin, bizneset borxhlinj që iu shtuan rishtas listës së zezë ishin 3489. Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet, janë persona fizikë, një tregues ky që biznesi i vogël dhe sidomos tregtia me pakicë, është duke përjetuar një krizë për ekzistencë prej konsumit të dobët dhe përqendrimit të shitjeve në qendrat tregtare dhe supermarkete.

Sipas të dhënave nga tatimet, bizneset borxhlinj, të cilat do t’i nënshtrohen mbledhjes me forcë të detyrimeve, arritën në 19144 në fund të tetorit.

Legjislacioni tatimor, e cili shërben si bazë ligjore për marrjen e masave të sigurimit dhe fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimeve ndaj tatimpaguesve që kanë detyrime të papaguara, përcakton se, nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyrimin tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papaguar sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë pasurinë e tatimpaguesit, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimin tatimor të tij. Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore. Vendimi për të vendosur një barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit bëhet me shkrim nga drejtori i drejtorisë rajonale tatimore apo drejtuesi i njësisë së ngjashme me të ose titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore. Para vendosjes së një barre siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit, ky i fundit duhet të njoftohet me shkrim. Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin lidhur me to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here