Lajm i keq nga zv/ministrja italiane: Kur do të zhvendosen Call Center-at

0
190

Lajm i keq vjen nga italia për gjithë shqiptarët e punësuar në kompanitë Call Center në vendin tonë.

Zëvendës ministrja italiane e Zhvillimit Ekonomik Teresa Bellanova, e pyetur nga “Corriere della Sera”, duke folur për ndyshimet e ligjit të shoqërive Call Center italiane, i miratuar në mënyrë definitive më datë 7 dhjetor nga Dhoma e Senatit të Parlamentit, thotë se ligji do vijë në fuqi 90 ditë pas publikimit në Fletoren zyrtare.

“Ky ligj do të hyje në fuqi 90 ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare”- thotë ajo.

“Mirëmëngjesi, jam Sonila, përgjigjem nga Shqipëria, si mund të ju ndihmoj?”. “Po ju falënderoj, por unë preferoj të flas me një operator nga Italia.” Kështu e nis shkrimin “Corriere Della Sera”, një artikull informativ lidhur me ndryshimin e amendamenteve për Call Center, që pritet të prekin edhe Shqipërinë.

Sipas ligjit të ri, shoqëritë kanë 3 muaj kohë për t’u organizuar. “Të flashësh me një operator call center jashtë territorit italian është tashmë mjaft frekuente. Shoqëritë italiane i kanë zhvendosur selitë e tyre jashtë territorit për interes të tyre. Sektori i Call Center është me një densitet të madh pune e në vende Shqipëria, kosto e punës është mjaft e ulët”- shkruan gazeta italiane.

Sipas sak, eshtë në zgjedhjen e klientit të vendosë të ketë shërbimin nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi në Itali apo në një vend tjetër të Bashkimin Europian.

Operatori i shërbimit Call center jashtë Italisë ka për detyrë të vë menjëherë në dispozicion të klientëve, kërkesën e tyre për një operator shërbimi nga Italia apo nga një vend tjetër i BE.

“Në rast se shoqëritë Call Cneter nuk i përshtaten kësaj normative ligjore, për ta do të ketë një gjobë prej 50 mijë euro në ditë”, thotë zëvëndësministrja italiane Bellanova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here