Inflacioni fillon të rritet, 1.9% në nëntor

0

 

Loading...

Rritja me ritme dyshifrore e çmimeve të fruta –perimeve dhe një rritje pazakonte me mbi 5 për qind e sheqernave dhe ëmbëlsira ndikuan që inflacioni në muajin nëntor të arrijë në nivelin 1.9 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Duke raportuar ndryshimin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve INSTAT njoftoi dje se në muajin nëntor rritja është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,30 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje, Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Veshje dhe këpucë kanë kontribuar respektivisht me +0,06 dhe +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me nga +0,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Argëtim e kulturë kanë kontribuar secili me nga +0,02 pikë përqindje, ndërsa çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar negativisht me -0,03 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,7 %, grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” secili me nga 1,5 %, grupet “Argëtim e kulturë” dhe “Veshje dhe këpucë” me nga 0,08 % secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10,1 %, pasuar nga nëngrupet “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 5,9 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4,9 %, “peshk” me 3,7 %, “zarzavate përfshirë patatet“me 2,7 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me -0,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit është + 0,1 %. Krahasuar me muajin Tetor 2016 rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 0,5 %.

Loading...

Lini nje pergjigje