“Përçahet” Gjykata Kushtetuese/ Vendim 5 me 4 për të mos i ndërprerë mandatin deputetit socialist

0
230

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për ndërprerjen e mandatit për deputetin Rakip Suli. News 24 ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon kërkesën e opozitës për ndërprerjen e mandatit të socialistit.

Anëtarët e gjykatës janë ndarë ndërmjet tyre për këtë vendim ku katër anëtarë kanë qenë pro vijimit të shqyrtimit, katër të tjerë kanë qenë kundër vijimit të shqyrtimit ndërsa anëtari i 9, Sokol Berberi ka mbajtur të njejtin qendrim si ndaj deputetit Koço Kokëdhima ku është shprehur se Kuvendi jo në çdo rast mund ti dërgojë kërkesat për shqyrtim në Kushtetuese.

Si rrjedhojë, ndarja e votave 5me 4 ka berë që Gjykata të marrë vendimin për t’ia kthyer sërish Kuvendit kërkesën për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Rakip Suli.

“Në konkluzion, Gjykata vlerëson se konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit është në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese vetëm në rastet e parashikuara nga neni 70/3 i Kushtetutës, kurse për të gjitha rastet e tjera legjislatori ka parashikuar vetë Kuvendin si institucionin i cili vendos për heqjen ose jo të mandatit të deputetit. Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk plotësohen kushtet për vënien e saj në lëvizje në kuptim të përmbajtjes së nenit 70/4 të Kushtetutës dhe çështja në fjalë e paraqitur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, për rrjedhojë kërkesa duhet rrëzuar”.-thuhet në vendimin e gjykatës.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese nuk e përcakton se në bazë të cilës dispozitë kushtetuese apo ligjore duhet që Kuvendi ta marrë në shqyrtim. (BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here