Enver Hoxha si 8 dhjetorist!

0

Nga Arian Galdini

Loading...

Ka nje debat te zjarrte sa here te bie rasti te ulesh ne ndonje kafe me dhjetoriste. Ata te gjithe kane kendveshtrimin dhe deshmine e tyre mbi zhvillimet e atyre diteve qe ndryshuan Shqiperine. Me kalimin e viteve ky ritual e zjarr debatesh ka ardhur e eshte bere edhe me i serte. Ka nder ta qe kane qene protagoniste e njekohesisht edhe te konfirmuar politikisht me vone, te cilet nuk kane pse deshmojne per veten e tyre. U duhet vetem te ruajne pozicionet e perhershme.

Ka te tjere qe kane qene prane protagonisteve asokohe apo ndoshta edhe me vone dhe largesia nga dhjetori 1990, i ben te ndihen pothuajse te njevlefshem me ata. Ka ca syresh qe ndoshta thjeshte kane qene studente ate vit, e as e kane ditur qe shoket e tyre po benin revolucion, por qe me vitet qe shkojne, e rrisin masen e guximit te tyre per te dhene edhe ata deshmi te rolit dhe bemave te tyre ne ato dite te medha dhjetori. E rendesishme eshte qe te gjithe keta e kane pranuar njeri tjetrin, e kane legjitimuar njeri tjetrin, e madje jane ne simbioze me njeri tjetrin aq sa debatin e zjarrte e bejne nese jane te 8, 9, 10 apo 13 dhjetorit. Kush arrin te qendroje si 8 dhjetorist nder keto biseda te gjata kafeneshe si skuta, ia del te mbaje statusin e senatorit.

Te tjeret duhet te presin edhe ca vite qe rideshmite e tyre neper kafene, te behen aq bindese sa edhe keta te pranohen si 8 dhjetoriste. Nderkohe 8 dhjetoristet e pranuar, rendin neper Parti per ta shitur certifikaten e tyre te dhjetoristit senator, si leje kalimi per te mare shperblesen qe mund te jete ende ne rend varesisht zhvillimeve dhe nevojave politike te momentit. Po ashtu edhe bota televizive ka pulsimet e saj. Vit pas viti, ka dhjetoriste qe vijne e ka te tjere qe zbehen, ka madje edhe nga ata qe mbulohen me harrese te plote. Ndodh qe dhjetoriste te medhenj te nje viti, nuk permenden fare ne vitin pasardhes.

Ndodh qe dhjetoriste qe askush nuk i kishte degjuar per te tille nder vite e vite, u vjen koha e shkelqejne si yje ne ndonjerin prej viteve. Te gjithe kete reformim, deformim, berje zhberje, krijim rrathesh vleresimi si 8 dhjetorist, 9 dhjetorist, 10 dhjetorist, si dhjetorist i inxhinerise, dhjetorist i kamzes, dhjetorist i rretheve, etj, etj, ne e kemi pare te na parashtrohet si mesim historie qe na e jep mesuesi i fiskultures. Cdo gje ka ndodhur edhe me lejen tone edhe me heshtjen tone edhe me legjitimimin qe ne i kemi bere ndersa e kemi pare te ndodhe e duartrokitur si ngritjen e ndricimin e pemes se Krishtlindjes, sa here na vijne datat e 8 dhjetorit dhe 20 shkurtit.

Sigurisht qe arsyeja ka qene politike, themelisht politike. Politike per Partine, politike nga Partia, politike prej Partise, politike per karriere ne Parti, politike per ndonje status ne Parti, politike per nje kothere nga Partia, politike per ndonje hapje te vockel dere nga Partia, politike per rikthim ne Parti, politike per largim nga Partia, politike per riafrim me Partine, politike per ndonje nder Partie, e keshtu me rradhe. Politike në jo vetem nje Parti. Politike në disa Parti kryesore. Kesisoj variablat e mesimit te historise mbi dhjetorin e dhjetoristet kane levizuar bazuar neper te gjithe keto variabla, në e nga te gjitha Partite, per te gjitha keto arsye politike e me shume, qe lartpermenda.

Dhe ja ku kemi ardhur sot ne kete dite kur, cdo vit e me teper marin fuqi e buje zerat qe flasin per nje Levizje Studentore te inskenuar dhe fabrikuar nga Sigurimi i Shtetit. Kane kurajo te madhe keta qe dalin e i thone a shkruajne keto marrezira e ligesi, sepse te thuash se Levizja Studentore e Dhjetorit ’90 ka qene e parapergatitur dhe kontrolluar eshte njelloj si te thuash se Donald Trumpi ka pire kafe me kacurrel tek Postiqja me Luan Pobratin. Ndoshta vertete ka patur studente te infiltruar e kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit ne ate Levizje Studentore, por nuk mund ta besoj e as pranoj si logjike te zhvillimit te ngjarjeve, se keta ishin arsyeja pse ndodhi Levizja.

Ndodhi Levizja, pa u moren masat si kudo e ngahera ne histori, ne cdo vend, qe Shteti te kishte sy, veshe e ndoshta edhe ndikim aty. Mund te kete arritur Sigurimi edhe deri tek njerezit e emrat me te spikatur ne krye te Levizjes Studentore, por per asnje cast nuk me shkon ne mendje te besoj e pranoj se Sigurimi parapergatiti dhe pati ne dore cdo detaj te Levizjes. Eshte e pamundur. Thjeshtesisht e pamundur. Shtetit Kriminal Diktatorial i kishin rene dhembet e per shkaqe historike, gjeostrategjike, jetike e kishte krejtesisht te pamundur perdorimin e dhunes per ta ndalur Levizjen Studentore. Mburrja e sotme e ish-Ofiqareve ne krye te Partise dhe Shtetit Kriminal Komunist, se keta e paskerkeshin pasur ne dore ta shtypnim me plumb e zjarr cdo Levizje kunder, eshte njelloj si te thone se Merylin Monroe nuk kishte patur asnje histori me vellezetit Kennedy, por lavjerrej sa ne krahet e Mehmetit tek krahet e Enverit, ne ato kohe, prandaj edhe e helmoi CIA. Asnje grime dhune nuk perdornin dot ose do shuhes.

Loading...

Lini nje pergjigje