Debate në komisionin për “CEZ”/ Balla: Te merret Berisha. Ristani: Bëjeni provë!

0
251
Pavarësisht thirrjeve të kreut të Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla që ish- kryeministri Berisha të marrë pjesë në komision, ky i fundit sërish ka munguar. Që në nisje të seancës ka pasur debate mes përfaqësuesit te PD-së Arben Ristani dhe Ballës. Ristani i ka thënë Ballës se është në konflikt interesi dhe se nuk mund ta drejtojë ai komisionin, ndërsa i kërkoi dorëhiqjen. Menjëherë është kundërpërgjigjur Balla, i cili iu përgjigj se gjyqet janë me familjen e Sali Berishës dhe nuk kanë lidhje me punën e komisionit hetimor për CEZ. “Unë kam 10 gjyqe me gjithë familjen Berisha, me vajzën Argita, me Shkëlzenin pasi i kam akuzuar për vjedhje. I kam thënë Shkëlzenit se është hajdut, por këtë çështje e ka nën administrim gjykata. Ky komision nuk ka lidhje më akuzat, pasi po diskutojmë për dëmin që i është shkaktuar shtetit shqiptar. Unë dhe kolegët e mi nuk kemi punuar as në OSSH, as në CEZ, as në ministrinë e Berishës, pasi kjo do të
përbënte konflikt interesi. Nuk është ngritur komision hetimor për Shkëlzenin, Jamerber Malltezin apo Argiten, por është ngritur komision për CEZ. E kuptoj se kjo është një lojë për të zgjatur dhe vonuar punën e këtij komisioni, pasi e njëjta gjë bëhet nga opozita dhe në komisione të tjera. Berisha tha do paraqitet sot në orën 10:00, por nuk është paraqitur. Berisha duhet të merret me forcë. Kjo është një lojë e ulët. Nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj çështje që i ka kushtuar shtetit 419 milionë euro. Ky komision me vendim të Kuvendit është ngritur me përbërjen dhe drejtimin tim dhe unë do bëj këtë detyrë që më është caktuar”- ka thënë kreu i komisionit hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Balla. Duke iu referuar mungesës së Berishës në Komison, Balla tha se do t’i drejohet Policisë së Shtetit qe ta sjellë Berishën me forcë në komision, por pas kësaj ka reaguar deputetja Liljana Elmazi, e cila ka “kërcënuar” mazhorancën se Berisha nuk mund të merret me forcë. “Provojeni ta merrni me dhunë!”, tha ajo. Nga ana tjeter Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ristani iu drejtua Balles se “Je dënuar për shpifje me 10 milionë lekë. Berisha do vijë në komision sapo ju të jepni dorëheqjen pasi jeni në konflikt interesi. Kemi paraqitur dhe kërkesë në Kuvend për dorëheqjen tuaj”. Pas përplasjeve dhe akuzave, kreu i Komisionit Balla i ka përmendur deputetit të PD se ka qenë në burg, ndërsa ky i fundit e mohoi.
DEBATET
Ristani: Zoti Berisha do të vij në seancë, pasi të largohet konflikti i interesit.
Balla: Në Shqipëri gjykata ka re shkallë; Gjykata e Shkallës së Parë, e Apelit. Ke qenë në burg apo jo?
Ristani: Jo s’kam qenë.
Balla: Ke qenë në burg. Si s’paske qenë në burg.
Ristani: Je mashtrues dhe shpifës.
Balla: Ik shlye burgun, se ke një vendim.
Kjo është një lojë e ulët që do të shmangi dëshmitarin Sali Berisha të vij në këtë komision për të dhënë dëshmi. Ky Komision Hetimor si çdo komision thjesht thërret dëshmitar dhe jo të pandehur. Është hera e parë që ngrihet një alibi nga ana e një dëshmitari për të dëshmuar. Ai duhet të kishte ardhur sot këtu. Sipas nenin 16 pika 4, dëshmitari do merret me forcë dhe do vij në këtë Komision. Bode: Ky komision është përdorur nga ana juaj për të nxjerr inate personale me Berishën. Kjo është diçka e faktuar. Racionaliteti i qëndrimeve të tua e kalon qëndrimin e njeriut normal. Ju keni tejkaluar me qëndrimet tuaja. Gjykata ju ka dënuar pasi keni shpifur për familjen e Zotit Berisha.ballkan web
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here