A e keni vënë re këto ditë këtë gjë në Facebook?

0

Përdoruesit e Facebook po raportojnë një problem që është shfaqur në Facebook, i cili po i ripublikon postimet e tyre të vjetra pa lejen e tyre.

Loading...

Përderisa disa përdorues mendojnë se janë hakeruar, të tjerët thonë se problemi qëndron tek përditësimi i Facebook i cili u lëshua dje.

Nuk është e qartë nëse problemi po ndodh vetëm në ndonjë pjesë të botës, por raporte të tilla janë duke dalë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, transmeton Gazeta Express.

Shumica e përdoruesve i janë kthyer Twitter-it për t’u ankuar rreth këtij problemi, duke thënë se një ose dy postime të vjetra të tyre janë ripublikuar.

Në një rast, 59 postime të vjetra janë ripublikuar në llogarinë e një përdoruesi./expres

Loading...

Lini nje pergjigje