Pezullohet polici kufitar, dhunoi qytetarin jashtë orarit të punës

0
156

Një punonjës i policisë është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për plagosje të lehtë të një shtetasi.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë Inspektor Gjergji Gjorgji, me detyrë Ndihmës specialist kontrollor në SPKM Pustec.

Ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë një kallëzim nga shtetasi I.T. për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike.

“Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka patur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë dhe kallëzuesit, por në momentin e konfliktit punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyrë apo shërbim”thuhet në njoftimin e policisë.

Konflikti fizik dyshohet se është provokuar nga motive të dobëta.

Materialet me veprimet e para hetimore i kaluan Prokrurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka regjistruar procedimin  për veprën penale: “Plagosje e lehtë me dashje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here