Paditet nga ish burri Sofia Vergara

0
180

Ylli i serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, është paditur në lidhje me dy embrione të ngrira, të cilat i kishin ngjizur me partnerin e saj, Nick Loeb, transmeton Klan Kosova.

Vergara dhe Loeb janë ndarë në vitin 2014, dhe ai tashmë ka tentuar që të marrë kujdestarinë e këtyre embrioneve, mirëpo pa sukses.

Embrionet, të quajtura Emma dhe Isabella, janë të listuara në dokumentet e gjykatës në Louisiana, ndërsa gjenden në California.

Në padinë ndaj Vergaras thuhet që embrionet janë të privuar nga trashëgimia e tyre duke mos lindur.

Louisiana konsiderohet shtet “pro-jetës” dhe në ligjet e saja një vezë e fekonduar shihet si një person juridik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here