Kanada, ekzekutohet shqiptari

0
190

Një shqiptar është ekzekutuar në zonën East York, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze viktimë ka mbetur 46-vjeçari Ardian Kaloshi. Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.

“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, ka thënë Patterson.

Ardian Kaloshi është dërguar me urgjencë në spital, por disa minuta më vonë mjekët e shpallën të vdekur.

Hetuesi u tha gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë.

Patterson gjithashtu konfirmoi se Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale.

46-vjeçari Ardian Kaloshi u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për tu argëtuar. Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij, raporton Klan.

Autoritetet iu kanë bërë thirje dëshmitarëve që ishin aty të dalin dhe të tregojnë atë që kanë parë, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here