Standard.al

Horrori në Korçë, rrëfehet Marsela: Ja pse ika në Greqi e lashë 2 fëmijët

0

Marsela Toshi, pak para mesnatës së të hënës ka kaluar kufirin grek drejt Shqipërisë. E tronditur nga ngjarja në familjen e saj, ku i shoqi kishte mbytur dy fëmijët, 7 dhe 4 vjeç, dhe më pas ishte vetëvarur, ajo është kthyer për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Me një autobus të linjës Athinë–Korçë, 24-vjeçarja është marrë në dorëzim nga policia sapo ka kaluar kufirin dhe është shoqëruar në komisariat.

Për orë të tëra ajo është marrë në pyetje nga oficerët, procedurë që ka zgjatur edhe për shkak të gjendjes së saj psikologjike dhe tronditjes si pasojë e ngjarjes së rëndë.

Gjatë marrjes në pyetje, asaj i është komunikuar edhe nisja e procedimit në gjendje të lirë për braktisjen e fëmijëve të saj. Policia e Korçës bëri të ditur se “Procedimi ka filluar, pasi kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur, J.T., dhe V.T., të moshave 7 dhe 4 vjeç.

Më pas është larguar për në shtetin grek. Ndërkaq, Marsela nuk është lejuar të shohë për herë të fundit fëmijët e saj. Veç familjarëve të Naumit ka qenë edhe i vëllai dhe i ati, të cilët kanë këmbëngulur që ajo të mos i afrohet shtëpisë. 24-vjeçarja është mbajtur në polici, teksa kortezhi është drejtuar drejt varrezave. Ndodhur në këto kushte, Marsela Toshi ka kërkuar të rikthehet në Greqi. Policia e ka shoqëruar atë deri në Kapshticë dhe sipas të dhënave, rreth orës 15:30 ajo ka kaluar kufirin.

“Panorama” ka siguruar dëshminë e dhënë nga 24-vjeçarja në polici. Ajo ka shpjeguar se pse ishte larguar dhe debatet me të shoqin.
Kush ju lajmëroi për ngjarjen?

Disa miqtë e mi që e kishin mësuar nga lajmet më morën në telefon dhe po më thoshin që kishte ndodhur diçka e keqe. Por unë nuk po i kuptoja qartë. Ishte e tmerrshme, herë më thoshin fëmijët janë sëmurë, herë të plagosur, e nuk mbaj mend çfarë tjetër. M’u shkatërrua jeta, nuk di çfarë të bëj.

Pse u larguat nga shtëpia?

Ika në Greqi të punoja. Do të shkoja unë në fillim të gjeja një shtëpi, punë dhe më pas do t’i merrja fëmijët e Naumin. Kishim nevojë për të jetuar, dikush duhet të punonte. Naumi nuk donte që të punoja në lokal ku kisha mundësi të merrja një rrogë si kameriere. Nuk mund t’i merrja të gjithë më vete pa u rregulluar diku, s’mund të flinim në rrugë.

Pse duhej të punonit ju dhe Naumin ta linit me fëmijët?

Ai më thoshte “na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash, ke fëmijë për të ushqyer. Hapu po deshe…, vetëm na sill për të ngrënë”. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Ju disa herë jeni larguar dhe rezulton që një ditë para ngjarjes keni qenë në shtëpi.

Pse u larguat?

Të dielën debatuam me fjalë. Nuk mund të merreshim vesh. U përpoqa t’i shpjegoja Naumit se shumë shpejt do ta merrja atë dhe fëmijët, por ai çfarë nuk më tha. Nuk donte të ikja. U zumë për këtë, por unë ika përsëri. Nuk e mendoja kurrë se mund të arrinte deri këtu.

A ishte i dhunshëm me ju, ose me fëmijët atë ditë?

Jo, më fyeu në grindje e sipër, më ka fyer edhe herë të tjera, por nuk më ka dhunuar./PANORAMA/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.