Standard.al

E Rallë, ndeshja e Ligës së Europës shtyhet nga mjegulla

0

e Ligës së Europës mes Sasuolos dhe Genk është shtyrë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, nuk bëhet fjalë as për shi apo dëborë të dendur, për ngrica dhe temperatura nën zero që rrezikojnë jetën e lojtarëve apo nxehtësi të madhe.

Vendimi i zyrtarëve te UEFA-s ka ardhur për shkak se mjegulla në stadiumin “Mapei” ku do të zhvillohej ndeshja ishte aq e dendur sa ishte e pamundur që të shquhej ndonjë gjë në fushën e lojës dhe ndeshja do të ishte e pamundur të zhvillohej në kushte normale.

Si rrjedhojë, është vendosur që të shtyhet takimi për ditën e nesërme, ndërsa mbetet të mësohet nëse d të luhet në orën 12:30 apo 14:00.

Sido që të shkojë ndeshja nesër, rezultati nuk ndikon kualifikimin, pasi Genk është kualifikuar, ndërsa Sasuolo nuk ka shpresa për kalimin e turit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.