15 ton marijuanë është futur në Itali nga Shqipëria vetëm për 1 vit

0
141

Për rreth një vit, që nga nëntori i vitit të kaluar deri në nëntorin e vitit 2016, policia italianë në 4 provinca Bari, Brindisi, Lecce dhe Foggia ka sekuestruar mbi 15 ton marijuanë.

Kjo është shifra e dhënë nga Drejtoria Qendrore e Shërbimit dhe Kontrollit të Drogës, megjithatë dhe kjo nuk është strikte pasi të dhënat janë në përditësim.  Në Leçe janë bllokuar mbi 7 ton marijuanë, pothuajse 4 ton në Brindisi, në Bari rreth 3 ton dhe në Foggia rreth 1 ton e gjysmë.

E gjithë kjo sasi droge është Made in Albania, që sipas autoriteteve italiane trafikantët shqiptarë kanë tentuar ta fusin ose me avionë të vegjël ose me gomone. Gjithashtu shqiptarët kanë tentuar ta fusin drogë m gomone që nisen dhe nga Greqia. Sipas autoriteteve italiane gjatë kësaj periudhe shqiptarët mbajnë numrin e parë të personave që janë arrestuar si trafikantë droge./tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here