Skenar “vrasës”: Interesat e huave bankare pritet të rriten

0
257

Zgjedhjet parlamentare, kriza e mospagesave të reja publike që grumbullohen, pasiguria politike dhe e biznesit apo jetës së qytetarëve; kush është përgjegjës për këtë “cunam” të ri?

Ervin Kaduku

Shqiptarët duhet të përgatiten për një skenar ogurzi, që parashikon rritjen graduale, po të pashmangshme, të interesave të huave të marra nga institucionet bankare të nivelit të dytë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar i kredisë për ekonominë në tetor ishte 3 pikë përqindje më i lartë se në qershor. Rritje më të lehtë panë interesat e depozitave, por edhe ato janë në tendencë të njëjtë me interesat që sot tregu po ofron për monedhën vendase.

E gjithë kjo lëvizje vjen në një moment kur Banka Qendrore po mban normën më të ulët historike të interesit me vetëm 1.25%, të cilën e reduktoi dy herë në gjysmën e parë të vitit me nga 0.25 pikë përqindje. Banka e Shqipërisë e konsideron fenomenin të përkohshëm dhe lajmëron se nuk do të ketë ndryshime të normës para zgjedhjeve 2017, por Shoqata e Bankave pohon se ky reagim është sinjal në pritje të ndryshimeve me tendencë rritjeje.

Sipas statistikave mujore, publikuar nga Banka e Shqipërisë, në shtator janë rritur interesat e kredisë në lekë për pjesën më të madhe të kredive. Sipas BSH, norma e interesit e huave të reja në lekë për korporata jofinanciare private arriti në 10.42% në shtator, nga 8.86% që ishte në gusht, me një rritje të ndjeshme prej 1.56 pikë përqindje dhe duke shënuar nivelin më të lartë që prej dhjetorit 2015, kur Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e zgjeruara.

Rritjen më të lartë e ka shënuar huaja për overdraft dhe kapital qarkullues, që përgjithësisht merren nga biznesi për nevoja likuiditeti emergjente dhe sidomos huaja për blerje pajisjesh, që ka kërcyer nga 6.86% në 11.54%. Në rënie ka qenë vetëm interesi për kreditë për pasuri të paluajtshme, nga 8.84% në 6.06%. Më të shtrenjta kanë qenë dhe kreditë në euro, nga 4.76% në 5.96%. Bankierët pohojnë se janë disa nga arsyet që po rriten interesat, pavarësisht se Banka e Shqipërisë, në prill dhe maj, uli dy herë normën bazë, duke e çuar në 1.25% aktualisht.

Së pari, normat e bonove të thesarit, që shërbejnë si referencë, kanë qenë në rritje dy muajt e fundit. Së dyti, risku i perceptuar i bankave është shtuar, siç kanë dëshmuar dhe sondazhet e fundit me bankat, ku risku makroekonomik cilësohet si një nga shqetësimet kryesore të bankierëve. Së treti, niveli i kredive me probleme është rritur sërish, duke arritur në 21.4% në gusht, teksa nuk janë problematike vetëm 35 korporatat e mëdha, por huatë me probleme po konstatohen dhe në sektorë që përgjithësisht kishin qenë të mirë. Në kahun tjetër, në shtator, kredia për ekonominë shënoi sërish rënie. Ndryshe nga interesat e kredisë për biznese, huaja për individë ka shënuar rritje fare të lehtë në shtator, në raport me muajin e mëparshëm nga 6.89 në 7.03%. Nuk mund të themi që është qeveria, apo janë bankat vetë, që e kanë orkestruar këtë situatë. Sidoqoftë, njera apo tjetra palë, apo të dyja bashkë, si dhe Banka qendrore, janë të paktën përgjegjëse për këtë.

Ekonomia në krizë

Të anketuara nga Banka e Shqipërisë në lidhje me rreziqet që mund të kanosin aktivitetin e tyre gjatë këtij viti, bankat kanë renditur si rrezikun më të madh përkeqësimin e ekonomisë së brendshme.

Ndër pesë rreziqet që kanosin veprimtarinë e bankave, “përkeqësimi i ekonomisë më 2016” është renditur si rrezik shumë i lartë, duke lënë pas kështu edhe rreziqet që vijnë nga mosekzekutimi i kolateraleve dhe moskthimi i kredisë në banka. Teksa jemi para një viti elektoral, risku politik pritet të ketë një presion shtesë mbi normat e interesit. Ambienti i jashtëm nga ana tjetër vijon të jetë i pasigurt. Dalja e Britanisë nga Eurozonë dhe fitorja e Trump në SHBA i kanë bërë investitorët në Europë më të rezervuar. Në sfond të këtyre zhvillimeve, biznesi dhe qytetarët janë duke u përballur me kredi më të shtrenjta, teksa interesat e kursimeve të tyre janë futur në territor negativ. Në mungesë të alternativave serioze të investimit, të shumtë janë ata që po joshen nga skemat mashtruese, të cilat janë shtuar kohët e fundit. Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë që, nëpërmjet uljes së kostos së parasë, të nxisë financimin me interesa të lira dhe për rrjedhojë edhe konsumin e investimet janë zbehur nga reagimi në të kundërt i tregut. Niveli i lartë i transaksioneve në valutë dhe problemet strukturore të tregjeve të veçanta ushtrojnë presion mbi efektivitetin e vendimeve të Bankës.

Biznesi

Por epoka e kredive të lira edhe për sipërmarrjet shqiptare duket se ka marrë fund, pavarësisht se politika monetare e Bankës së Shqipërisë është ende me kah lehtësues.

Sipas statistikave mujore, publikuar nga Banka e Shqipërisë, në shtator janë rritur interesat e kredisë në lekë për pjesën më të madhe të kredive. Sipas BSH, norma e interesit e huave të reja në lekë për korporata jofinanciare private arriti në 10.42% në shtator, nga 8.86% që ishte në gusht, me një rritje të ndjeshme prej 1.56 pikë përqindje dhe duke shënuar nivelin më të lartë që prej dhjetorit 2015, kur Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e zgjeruara.

Rritjen më të lartë e ka shënuar huaja për overdraft dhe kapital qarkullues, që përgjithësisht merren nga biznesi për nevoja likuiditeti emergjente dhe sidomos huaja për blerje pajisjesh, që ka kërcyer nga 6.86% në 11.54%. Në rënie ka qenë vetëm interesi për kreditë për pasuri të paluajtshme, nga 8.84% në 6.06%. Më të shtrenjta kanë qenë dhe kreditë në euro, nga 4.76% në 5.96%. Bankierët pohojnë se janë disa nga arsyet që po rriten interesat, pavarësisht se Banka e Shqipërisë, në prill dhe maj, uli dy herë normën bazë, duke e çuar në 1.25% aktualisht.

Së pari, normat e bonove të thesarit, që shërbejnë si referencë, kanë qenë në rritje dy muajt e fundit.

Së dyti, risku i perceptuar i bankave është shtuar, siç kanë dëshmuar dhe sondazhet e fundit me bankat, ku risku makroekonomik cilësohet si një nga shqetësimet kryesore të bankierëve.

Së treti, niveli i kredive me probleme është rritur sërish, duke arritur në 21.4% në gusht, teksa nuk janë problematike vetëm 35 korporatat e mëdha, por huatë me probleme po konstatohen dhe në sektorë që përgjithësisht kishin qenë të mirë. Në kahun tjetër, në shtator, kredia për ekonominë shënoi sërish rënie. Ndryshe nga interesat e kredisë për biznese, huaja për individë ka shënuar rritje fare të lehtë në shtator, në raport me muajin e mëparshëm nga 6.89 në 7.03%.

Fitimet

Absurdi i një situate të tillë ka lidhje me atë, që ndërkohë fitimi i sistemit bankar u rrit më tej gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, rezultati i përbashkët i bankave të sistemit për dhjetëmujorin ishte pozitiv për afërsisht 8.3 miliardë lekë, në rritje nga niveli prej 6.5 miliardë lekësh i regjistruar në fund të nëntëmujorit.

Statistikat tregojnë se, edhe këtë vit, sistemi po ruan një performancë pozitive dhe është fitimprurës, pavarësisht një korrektimi në rënie të fitimeve. Fitimet kanë rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur prekën vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Kjo i detyrohet ngushtimit të marzheve të interesit dhe rritjes sërish të kredive me probleme. Në vlerë absolute, fitimet e larta ngelen të përqendruara në pak banka të mëdha. Tregues që japin një ide më realiste të përfitueshmërisë janë kthimi nga kapitali, që është në nivelin 7.8% si edhe kthimi nga aktivet, që është 0.7%. Këto vlera japin idenë e një përfitueshmërie pak a shumë normale, por sidoqoftë të kënaqshme për situatën aktuale ekonomike. Për sistemin bankar ngelet ende sfidë niveli i lartë i kredive me probleme, që këtë vit u kthye sërish sipër tavanit të 20%. Sipas bankierëve, pikërisht cilësia e protofolit të kredisë do të jetë elementi më përcaktues në parametrat e përfitueshmërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here