Rrëzimi i avionit të futbollistëve arrestohet drejtori i  kompanisë

0
205

Autorietet boliviane kanë arrestuar Gustavo Gamboa drejtorin e përgjithshëm të kompanisë ajrore Lamia, avioni i së cilës u rrëzua pak ditë më parë në Kolumbi ku humbi jetën pjesa më e madhe e skuadrës së futbollit Brazilian Chapecoense.

Ndërsa një funksionar i cili kish autorizuar udhëtimin ka kërkuar azil në Brazil.

Kompania ajrore po hetohet pasi dyshohet se është përgjegjëse e rënies së avionit ku humbën jetën 71 persona. Deri më tani autoritetet kanë saktësuar se shkaku i aksidentit tragjik ishte mbarimi i karburantit.

Mediat shkruajnë se drejtori i kompanisë Gamboa është një ish ushtar i aeronautikës boliviane dhe ka shërbyer si pilot për shumë president Brazilian mes tyre edhe për presidentin aktual  Evo Morales.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here