Përkthimi gabim i  Vettingut/ PD: Ligji i përkthyer nga EURALIUS u dërgua në Venecia para se Kushtetuesja ta pezullonte

0
139

 

 

Akuzat për gënjeshtra, Bylykbashi: Në faqen e EURALIUS sot s’ka përkthim në anglisht. Mbetet për tu gjetur, kush janë ata që gënjejnë. Gënjeshtarët janë frikacakë, ne skemi frikë

Pas përkthimit me gabime të Ligjit të Vettingut, çfarë prodhoi sërish debate për ligjin aq shumë të diskutuar, Partia Demokratike pretendon se pasaktësia në përkthim ka qenë e qëllimshme, në ato dispozita që janë thelbësore për çështjen. Në një dalje për mediat, ditën e djeshme, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi publikuan një sërë dokumentash për atë që të djathtët e cilësojnë si shtrembërim të dispozitave në anglisht, sipas tyre nga autoritet shqiptare. Bylykbashi deklaroi se versioni anglisht i përkthyer nga EURALIUS është dërguar në Komisionin e Venecias në datë 16 tetor, 9 ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese  për pezullim të ligjit dhe për të kërkuar opinionin e këtij Komisioni. “Siç e thotë një shprehje djalli qëndron në detaje, si rregull qëndron në detajet e ligjit, kësaj rradhe qëndroi edhe në detajin e përkthimit, por sigurisht që me këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëmtojnë procesin e reformës në drejtësi. Këto dokumenta  jane dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare që kane interes që ne fund fare, ligji të kalojë si antikushtetues.Ajo që verifikohet në faqen e Komisionit të Venecias dhe nuk ka nevojë për të kontaktuar askënd, është që ligji i përkthyer gabim, në të njëjtin version që i është dërguar edhe nga Gjykata Kushtetuese, është përkthimi i bërë nga EURALIUS, por që daton në datën 16 Tetor, dërgimi në Komisionin e Venecias është bërë në 16 Tetor, 9 ditë përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim dhe për të kërkuar opinion, dhe 12 ditë mbas momentit kur Gjykata Kushtetuese dërgoi ligjin,” – u shpreh deputeti demokrat.

Qëndrimi

I pyetur për kritikat e këtyre ditëve dhe deklaratat e fundit të ambasadorit Donald Lu, Bylykbashi u shpreh se demokratët nuk gënjejnë, ndërsa theksoi se në faqen e EURALIUS nuk gjendet përkthimi në anglisht . “Oferta jonë është ta ndryshojmë tani në përputhje me Kushtetutën ligjin dhe ta fillojmë çështjen pa pritur asnjë lloj vendimi tjetër të Gjykatës Kushtetuese, përtej kësaj, këto fakte tregojnë që ne nuk gënjejmë, që do të thotë, duke qenë se gënjeshtarët janë frikacakë, ne nuk kemi frikë nga kjo. Në faqen e EURALIUS sot nuk ka asnjë përkthim në anglisht, gjatë paradites. Në këto kushte, kur faktet janë kaq të qarta dhe kaq të pastra, mbetet për të gjetur ju dhe opinioni publik, kush janë ata që gënjejnë, sepse opozita po tregon këto fakte,” –   shtoi nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi.

Gabimet në përkthimin e Ligjit të Vettingut

Demokratët Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi shpjeguan ditën e djeshme disa nga gabimet që janë bërë në përkthimin e Ligjit të Vettingut, të cilat sipas të djathtëve synojnë manipulimin e opinionit që do dërgohet nga Komisioni i Venecias. Ata deklaruan se ka pasur ndryshime thelbësore gjatë përkthimit në ato dispozita ku organet e Drejtësisë duhet të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare si ILDKP dhe DSIK. “ Në Nenin Ç të Kushtetutës, Kushtetuta ka përcaktuar formën se si realizohet bashkëpunimi midis organeve të Vettingut dhe institucioneve të tjera shtetërore. Pra, duhet të ketë një kërkesë nga organet e rivlerësimit që institucionet e treta, pra institucionet qeveritare, të vënë në dispozicion të tyre informacionet që institucionet disponojnë. Ndërkohë që në versionin e përkthyer gabim dhe dërguar në Komisionin e Venecias, hiqet mënyra dhe forma e bashkëpunimit duke e lënë të paspecifikuar mënyrën se si bashkëpunojnë organet e rivlerësimit me institucionet qeveritare. Në këtë dispozitë bazohet i gjithë roli që mazhoranca në ligjin e Vettingut i ka njohur DSIK-së, ILDKP-së, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme apo drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, bazuar në këtë dispozitë.Një tjetër rast është ai i nenit 36, që ka të bëjë me rolin e drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ku ligji në versionin shqip e bën DSIK-në autoritet përgjegjës për kontrollin e figurës, ndërkohë që në versionin anglisht të përkthyer gabim, DSIK i njihet roli si autoritet që menaxhon apo administron strukturat e tjera të dhënies së informacionit. Në fakt ky nuk është një rol sipas ligjit që është miratuar,” –  shpjegoi Bardhi, një nga ekspertët demokratë që ka punuar me draftin e Reformës në Drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here