LISTA/ Politikanët më me ndikim në Europë? Zbuloni shqiptarin mes tyre (FOTO)

0
232

E përjavshmja ekonomike “Politico Europe” në një artikull të sajin ka renditur 28 politikanët me më shumë ndikim në Europë, mes të cilëve të bien në sy mjaft emra të njohur.

Por ajo që të befason më shumë është fakti se listës së njerëzve më me shumë ndikim i është shtuar edhe emri i një politikani shqiptar, pikërisht Shpend Ahmeti, kryebashkiak i Prishtinës.

Vendin e parë për ndikim e zë prefekti i Londrës Sadiq Khan, ndërsa nuk mungon mes tyre as Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ndërsa Ahmeti edhe pse i 28-i në listë, vlerësohet për rolin e tij në politikën e Kosovës, si figura qendrore opozitare, që prej kohës ka nisur betejën kundër pushtetit të Hashim Thaçit.

“Kosova mund të ketë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare me pranimin në FIFA dhe me medaljen e artë olimpike në Rio. Por për Shpend Ahmetin, kryetar i Prishtinës, ndërtimi i shtetit fillon nga baza”, thuhet në përshkrimin për Shpend Ahmetin./bw
Ahmeti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here