Ku po shkojmë?!/ Për 1 ditë: Vetëvritet babai, 30 vjecari vret kushëririn me sëpatë, djali tenton të mbysë të atin

0
252

Zhvillimet e djeshme vijnë vetëm pas ngjarjeve që tronditën vendin, ku në Korçë babai vrau 2 fëmijët dhe vari  veten e në Fier bashkëshorti hodhi gruan nga pallati. Pse kaq dhunë?!

Në Kavajë

Pas konfliktit për pemën që ndan tokat, 30-vjeçari godet për vdekje me sëpatë kushëririn 

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme rreth orës 09:40 në fshatin Cikallesh. Kushërinjtë mësohet se janë konfliktuar për lisin që ndan tokat. Autori ndalohet disa orë pas ngjarjes

Besar Bajraktaraj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e djeshme në qytetin e Kavajës, ku pas një sherri mes dy kushërinjve, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur. Një konflikt për një pemë ka bërë që ngjarja të degjenerojë deri në vrasjen e njërit prej kushërinjve. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40 të paradites në fshatin Cikallesh të Kavajës. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se shtetasi Qamil Çelhaka ka goditur me sëpatë, djalin e xhaxhait shtetasin Fatmir Çelhaka. Lidhur me këtë ngjarje policia deklaroi: “Më datë 06.12.2016, rreth orës 09:40, në fshatin “Cikallesh”, pas një konflikti me mjete të forta, ndërmjet shtetasve Q. Ç. dhe F. Ç., ka mbetur i vdekur shtetasi F. Ç. Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar,  i cili është dërguar në S.Q.U. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se sherri mes kushërinjve është bërë një lis që ndante token. Kushërinjtë ishin djem xhaxhallarësh. Sipas dyshimeve, bëhet me dije se kushërinjtë u konfliktuan për një pemë që ndante pronat e tyre. Ata kishin pasur zënka edhe në të shkuarën, por dje konflikti përfundoi në tragjedi. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave të kësaj vrasje. Gjithashtu bëhet me dije se nga ngjarje e rëndë ka mbetur i plagosur dhe shtetasi Vilson Isufi, i cili mendohet të ketë ndërhyrë për të shuar konfliktin mes kushërinjve, por ka mbetur i plagosur dhe vetë. Ai është dërguar menjëherë në spital për ti dhënë ndihmën e duhur shëndetësore.

Arrestohet autori i vrasjes së kushëririt

Autori i vrasjes së kushëririt pas sherri për pemën që ndante tokat është arrestuar disa orë pas vrasjes. Autori u arrestua dje nga efektivët e komisariatit nr.3. bëhet fjalë për shtetasin Qamil Çelhaka, 30-vjeç, banues në Kavajë, i cili rreth orës 09:40, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Fatmir Çelhaka dhe plagosjen e shtetasit Vilson Isufi.  Lidhur me këtë ngjarje burime nga policia deklaruan: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur shtetasin e dyshuar si autorë të vrasjes së F. Çelhakës në Kavajë Qamil Çelhaka, 30 vjeç, banues në Kavajë. Rreth orës 09:40, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit F. Ç., si dhe plagosjen e Y. I., i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve”.

kavaje-318x219

Tiranë /Gjendet i pajetë me thikë në dorë 71-vjeçari. Dyshohet të jetë vetëvrarë

Një 71-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm poshtë urës së Lanës, i pajetë dhe me një thikë në dorë. Viktima është vënë re nga kalimtarët e rastit në zonën e Brrylit rreth orës 06:35. Policia ka identifikuar viktimën si Hekuran Zeqo, 71 vjeç ndërsa thotë se ai është vetëvrarë duke u prerë me thikë në fyt. I moshuari jetonte në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, me bashkëshorten, por mbetet ende mister pse ka zgjedhur t’i japë fund jetës në këtë mënyrë.

15310654_222324534860057_1139026252_n

“Më datë 06.12.2016, rreth orës 06:35, tek Brryli, në afërsi të një banke të nivelit të dytë, është gjetur i vdekur një shtetas mashkull i cili dyshohet të jetë prerë në fyt me mjete prerëse. Në dorën e viktimës është konstatuar një thikë”,- thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Sipas dëshmive të familjarëve në polici, 71-vjeçari Zeqo jetonte me bashkëshorten e tij në një pallat tek “Xhamlliku”. Mësohet se viktima pak ditë më parë kishte patur një konflikt me disa banorë të pallatit të cilët i kanë kërkuar të hiqte depozitën e ujit në tarracë. Pasi nuk kanë gjetur mirëkuptim, banorët kishin njoftuar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor, të cilët i kanë lënë afat 1 muaj për të hequr depozitën. Familjarët e të ndjerit kanë thënë se ky problem ka shkaktuar stres tek 71-vjeçari, i cili më pas dyshohet se ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes. Sipas këqyrjes paraprake, Hekuran Zeqo ka ndërruar jetë rreth mesnatës pasi trupi ishte shume i ftohtë në mëngjes. Ai është gjetur nga patrulla e komisariatit numër 4, i veshur me pantallona të zeza, xhaketë të zezë dhe këmishë të kuqe me kuadrate. Në xhep i është gjetur karta e identitetit si dhe portofoli, ndërsa në dorë mbante një thikë, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Golem/Vetëvaret 54-vjeçari, lë letër për gruan: Mos i trego fëmijëve

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik  ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Golem, ku 54-vjeçari Arben Tahiraj ka kryer vetëvrasje. Burimet e Policisë bëjnë me dije se ai është vetëvarur në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij në Golem. Dyshohet se aktin ekstrem viktima e kishte marrë sapo ishte kthyer nga Gjermania, pasi e kishte lënë gruaja. Tahiraj kishte lënë para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit. Mes shpjegimit se pse po kryente vetëvrasje, viktima ka kërkuar që gruaja mos t’u trengonte fëmijëve të vërtetën e hidhur. Lidhur me këtë ngjarje policia deklaroi: “Më datë 06.12.2016, rreth orës 14:15, në Golem, në afërsi të konviktit të shkollës së mesme, është gjetur i varur në banesën e tij, shtetasi A. T., 54 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas të jetë vetë varur. Pranë viktimës është gjetur dhe një letër e shkruar nga vetë ai mbi veprimin që do të kryente. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave”.

Letra para vetëvrasjes 

Nexhi, Lume, Halil, Artur. Ju kërkoj falje për veprimin tim por më mirë kështu sesa të jetë vonë dhe të më krijohet ndonjë sëmundje nga problemet e mëdhaja që më janë krijuar me realitetin e jetës që mu servir nga fati im i keq. Unë humba familjen që për mua ishte gjithçka në jetën time. Tani nuk kam më asgjë për të humbur prandaj nuk gjej forca për të vazhduar më tej dhe të merrja këtë vendim të shëmtuar. Më vjen shumë keq për shqetësimin që po ju sjell. Ju lutem, fëmijët mos i njoftoni, kur të vijë momenti më vonë, kur të jenë të rritur tregojani dhe u thoni se babi i donte shumë që të tre. Jonin, Glorian dhe Julian, por fati e solli që të ndaheshim nga njëri-tjetri që ishte shumë e rëndë. Ju kërkoj të falur të gjithë familjeve tuaja së bashku me fëmijët kushërinjve, miqve dhe të gjithëve që më janë gjendur pranë dhe më kanë mbështetur në ditët e mia të vështira. Ju përqafoj fort të gjithëve duke iu thënë të ma falni veprimin e dobët të vetëvrasjes. Në portofol janë 265 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare. Nuk janë shumë por përdorini në fatkeqësinë time. Nuk kam më shumë se kaq. 6/12/2016. Vëllai juaj Arben Tahiri.

Janë dhe dy letra të vajzave. Ruajini si kujtim kur të rriten. Janë në gjermanisht

Vrasja makabre në Korçë

Dëshmon nëna e fëmijëve të vrarë nga babai:“Më thoshte na gjej për të ngrënë, bëj ç’të duash”

Marsela Toshi pasi u kthye nga Greqia u ndalua në doganë nga blutë e Korçës, të cilët nisën procedim penal ndaj saj. Gjyshja e fëmijëve: Nipi më tregonte për sherret mes çiftit. Kushërira e 24-vjeçares: U braktis nga e ëma 6-muajshe, pastaj nga i ati

Besar Bajraktaraj

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 41-vjeçar vrau në mënyre barbare dy fëmijët dhe më pas vari veten, Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve ka rrëfyer para policisë së Korçës ngjarjen. Sapo është njoftuar, ajo është nisur drejt Shqipërisë ,por në ambientet e doganës është ndaluar nga blutë e Korçës. Para grupit hetimor ajo ka pranuar se gjatë fundjavës ka patur grindje mes tyre, dhe më pas është larguar nga banesa. Ajo është shprehur se ishte nisur drejt Greqisë për të gjetur punë e shtëpi më pas do të merrte familjen. “Naumi me thoshte na gjej për të ngrënë, ke fëmijë për të ushqyer”, mësohet të jetë shprehur 24 – vjeçarja. Sipas saj, 41 – vjeçari Toshi nuk ishte njeri i dhunshëm dhe se nuk e kishte dhunuar fizikisht. Çifti Toshi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia. Por pas kthimit kishin nisur problemet mes bashkëshortëve. Marsela 17 vjeç më e re se bashkëshorti i saj, kishte zgjedhur të punonte në një lokal nate, gjë që nuk miratohej nga bashkëshorti. Kjo kishte çuar edhe në një denoncim të saj në polici, ku sërish 41-vjeçari kishte këmbëngulur që ajo ta linte punën. Mosmarrëveshjet mes tyre çuan në këtë tragjedi, që u mori jetën edhe dy fëmijëve të pafajshëm.

marsela-4-680x365_c-640x340

I vrau bashkëshorti fëmijët, procedohet penalisht nëna

Specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases: M.T(B), 24 vjeçe, banuese në Korçë. Procedimi ndaj saj ka filluar pasi, kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin Grek,konkretisht shtetasit  J.T dhe V.T të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të kësaj shtetaseje më datë 05.12.2016 në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën  penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodi Penal.

Pas varrimit të burrit dhe të dy fëmijëve, Marsela Toshi rikthehet në Greqi

24-vjeçarja Marsela Toshi nëna e dy fëmijëve të vrarë pas dëshmisë së dhënë për grupin hetimor është rikthyer në Greqi. Rreth orës 15:30 ajo ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas drejt vendit ku është rezidente prej kohësh. Ajo nuk u lejua nga familjarët e burrit të saj Naum Toshi të merrte pjesë në varrimin e fëmijëve 7 dhe 4 vjeç që u mbytën nga babai i tyre ndërsa flinin të qetë. Pas vrasjes së tyre, Naum Toshi i dha fund edhe jetës së tij duke u vetëvarur. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa motivet që çuan në këtë krim makabër u tha se ishin problemet mes çiftit. Këtë gjë e vërtetonte edhe letra e lamtumirës që kishte lënë 41-vjeçari, ku thoshte se gruaja shkatërroi gjithçka dhe se po merrte me vete edhe fëmijët.

Përcillen në banesën e fundit babai dhe 2 djemtë e mitur, policia s’lejon nënën të marrë pjesë

Nëna e dy fëmijëve të vrarë, 24-vjeçarja Marsela Toshi dje nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të dy të miturve. Me kërkesë të familjarëve të viktimës, policia mbajti të izoluar Marselën, për të shmangur një konflikt të mundshëm mes palëve, teksa u jepej lamtumira e fundit dy vogëlushëve 6 dhe 4 vjeç, si dhe babait që u kthye në vrasës të tyre, 41-vjeçarit Naum Toshi. Gjithashtu bëhet me dije se ndaj 24-vjeçares policia ka nisur procedim për veprën penale “Braktisje e dy fëmijëve të mitur”. Ajo u shoqërua në komisarit pas kthimit nga Greqia në Pikën kufitare në Kakavijë.

Rrëfehet gjyshja e fëmijëve të vrarë barbarisht nga babai i tyre

Detaje të reja dalin gjithnjë e më shumë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Korçë, ngjarje që tronditi opinionin publik, ku Naum Toshi vrau dy fëmijët e tij dhe më pas edhe veten. Pas detajeve të zbuluara dy ditë më parë ka qenë gjyshja e fëmijëve ajo që ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë. Ajo është shprehur se ishte në dijeni të konflikteve të vazhdueshme brenda familjes Toshi. Gjithashtu gjyshja ka rrëfyer se nipi i saj 6-vjeçar i tregonte asaj për sherret e prindërve. Sipas saj nipi i kishte thënë që babai i ka lënë një natë të flinin në fugon, jashtë banesës pas konfliktit me të shoqen, Marselën. Marsela na kishte thënë se nuk e donte më burrin. Djali 6-vjeçar më thoshte “prindërit zihen”, madje një natë Naumi i kishte nxjerrë jashtë shtëpisë, dhe ishin detyruar të flinin në fugon”, ka thënë gjyshja e fëmijëve.

Marsela Toshi u braktis nga e ëma 6-muajshe, pastaj nga i ati

Ndërkohë që i gjithë opinioni publik zien dhe një pjesë e tyre fajësojnë nënën e dy fëmijëve të vrarë nga babai i tyre, shumë dinë pak për jetën e Marselës, që u martua që 17 vjeç me bashkëshortin vrasës. Marsela Toshi (Selsa) ka patur një jetë plot probleme. Ajo u lind nga një prostitutë, e cila e braktisi që 6-mujshe. Më pas, ajo u braktis edhe nga babai i saj, i cili u martua me një tjetër. Këtë rrëfim e ka sjellë kushërira e saj për faqen “Jeta Osh Qef”. Më poshtë është i gjithë rrëfimi i saj. “Po kush është Marsela Toshi?(Selda) Një vajzë jetime, por me prindërit gjallë, që u braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe.  Mamaja me inicialet M.G. e braktisi Marselën sepse filloi punën e saj të preferuar në Itali që në vitin 1993 e deri më sot. Selda ngeli vetëm me babain e saj, i cili pak kohë më pas martohet dhe bashkë me gruan e tij nisen për në Greqi, duke e lënë Marselën vetëm me gjyshen. Marsela u rrit duke dëgjuar njerëz që i pëshpëritnin dhe i thonin. “Kur nuk e deshi nëna, si mund ta dojë njerka”, apo ” Ajo është vajza e një prostitute”. Marsela u rrit duke mos pasur njeri pranë që ta mësonte së cfarë ishte e mirë dhe cfarë ishte e keqe. Ajo u rrit duke mos thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam sëmurë, duke thënë shpesh babi ku je, babi pse nuk më merr edhe mua me vete. Selda u rrit me rrobat e të tjerëve. Selda kurrë nuk u shkollua. Për Seldën u kujdes gjyshja deri në moshën 10-vjecare dhe më pas rolet u ndërruan. Jeta e saj më pas kështu vazhdoi e kështu është edhe sot, pa pasur njeri pranë që të shqetësohet për të, pa pasur njeri pranë që ta pyesë “Cfarë bën? Ku është? Me kë është? Cfarë ka ngrënë?” U martua me ose pa dëshirë kjo s’ka rëndësi, por ajo u martua, lindi një djalë dhe më pas u braktis përsëri dhe kjo për herë të tretë. Me punë, apo pa punë, me kushte apo pa kushte asaj iu desh që këtë fëmijë ta rriste e vetme. Shkon Në Greqi dhe fillon punë kamariere dhe pastruese vetëm që të arrinte të mbijetonte me të birin, derisa u njoh me Naumin e ndjerë, ku më pas vazhdoi kalvari i vuajtjeve dhe përfundoi në tragjedinë e madhe. Selda “u braktis” për herë të katërt nga i shoqi dhe fëmijët e saj, sepse nuk diti të ishte një nënë e mirë, por kush e mësoi të ishte e tillë?”, ka shkruajtur kushërira e 24-vjeçares.

Korçë/I riu tenton të mbysë të atin me rripin e pantallonave brenda në spital

Një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë babanë e tij pasditen e të hënës, i cili ndodhej i shtruar në spital, për të marrë mjekim. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë së Korçës, i riu Petrika Ceco kishte hyrë në ambientet e spitalit të Korçës rreth orës 19:30, dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike mbi babain e tij, ka tentuar ta mbysë me një rrip. Ndërhyrja e personelit në pavionin e Patologjisë ka shmangur një tragjedi. 28-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më pas në banesën e gjyshërve, atje ku ishte fshehur.

“Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 05.12.2016, rreth orës 19.30, ky shtetas në ambientet e Spitalit Rajonal të qytetit të Korçës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike si edhe ka tentuar të mbytë me një rrip (material sintetik) babanë e tij, shtetasin M.C, 61 vjeç, i cili ndodhej i shtruar në pavijonin e Patologjisë, për të marrë ndihmë mjekësore. Pasi ka kryer këtë veprim Petrika Ceco, është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij (ishte fshehur në banesën e gjyshërve në lagjen nr 1) e më pas kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij, për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c e 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. Babai i tij, shtetasi M.C, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë një konflikt familjar.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje, Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë. Një tjetër krim i rëndë tronditi Korçën dhe mbarë opinionin publik ditën e djeshme, pasi një 41-vjeçar mbyti me tel dy fëmijët e mitur, 6 dhe 4 vjeç, dhe më pas vari veten.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here