Festivali i RTSH-së/ Pak para fillimit, këngëtarja dorëhiqet nga konkurimi, ja arsyeja

0
209

Festivali i 55-të i RTSH-së do të mbahet në datat 21-23 dhjetor. Këngëtarët që do të garojnë janë 24 (Flaka Krelani, Linda Halimi, Orges Toçe, Festina Mejzini, Edea Demaliaj etj.) dhe do të prezantojnë për herë të parë projektet e tyre muzikore, ndërsa  kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

or një nga artistet pjesëmarrëse në këtë festival, Edona Vatoci, nuk do të jetë më pjesë e këtij festivali.

Produksioni i Festivalit të RTSH-së, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë me dije largimin nga gara të këngës.
“Këngëtarja, në bashkëveprim me drejtuesit e festivalit, ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja e festivalit për arsye të publikimit të këngës së saj (jo në versionin zyrtar) përpara datave zyrtare të festivalit. Ky është një vendim konsensual nga ana e të dyja palëve dhe që hyn në fuqi menjëherë.
Kënga që i shtohet listës së këngëtarëve pjesëmarrës është “Pritja” e Xhejni Litos, me muzikë dhe tekst të Indrit Lelos”,- thuhet në njoftimin për shtyp./blitz.al

14731098_1782410985332272_5135430591438597158_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here