Shkodër/ Merr patentën e re, por alarmohet nga ajo që shikon

0
717

Një djalë nga Shkodra është alarmuar kur ka parë patentën e vëllait të tij. Patenta e grupit B u mor në dorëzim para pak ditësh në Shkodër nga institucioni përkatës që e lëshon këtë dokument në këtë qytet. Por kur ishte duke kontrolluar nëse të dhënat ishin të sakta, befas ai vuri re se grupi i gjakut nuk ishte shënuar.

Siç dihet ky është informacioni parësor në rast të një aksidenti të mundshëm ku mjekëve u duhet patjetër të dinë në kohë rekord se cilit grup gjaku i përket i aksidentuari, pa humbur kohë në pritjen e rezultateve të anlizave në spital.

Por ky shqetësim rritet dhe më tej kur ai mëson se dhe një i afërm tjetër i tij që e kishte marrë këtë dokument në të njëjtën periudhë kohore, nuk e kishte të shënuar këtë informacion në patentë.

Nuk dihet nëse për shkak të rregullave të reja, në patentë nuk shkruhet më grupi i gjakut apo është thjesht një gabim në printim, por sido që të jetë kosto përfundimtare bie gjithmonë në kurriz të qytetarit.JOQ

15328272_1513860395309534_1478542531_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here