Dhuna ndaj grave, Vokshi: Hallkat e mekanizmit të mbrojtjes nuk funksionojnë

0
205

Përfaqësueset e Partisë Demokratike e shohin të lidhur dhunën dhe vrasjet brenda familjes me pasojat e varfërisë së tejskajshme, papunësisë dhe depresionit që po përjeton shoqëria shqiptare vitet e fundit. Deputetja Albana Vokshi dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi kanë zhvilluar një takim me gratë në këtë qytet. Nisur nga rastet e fundit të dhunës ndaj grave dhe vrasjet në Fier e Korçë, deputetja demokrate Albana Vokshi bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

“Është një rritje e tmerrshme e nivelit të dhunës në Shqipëri. Varfëria e tejskajshme është një prej arsyeve të kësaj dhune. Kjo qeveri e ka rritur nivelin e varfërisë nga 12.5% sa ishte në 2013, në 50%.
Dhe këto statistika pasqyrohen në raportin e Bankës Botërore. Shteti ka për detyrë të sigurojë dhe mbrojë jetën e qytetarëve të saj, jetën e grave, burrave dhe familjes. Ministri ka larë duart duke thënë që nuk ka përgjegjësi”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se hallkat e mekanizmit të mbrojtjes për gratë dhe fëmijët nuk funksionon dhe bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama.

“Në një vit, 7 gra janë vrarë prej dhunës në familje, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Si nënë jam shumë e revoltuar sepse nuk kemi mbrojtje për fëmijët. Janë regjistruar më shumë se 3 mijë raste dhune në 3 muajt e fundit të 2015, 80% e saj vjen prej varfërisë. Është rritur dhuna ndaj fëmijëve. Kam një apel për gratë. Të reagojmë jo për partitë politike, por për sigurinë e familjeve tona”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se shumë gra dhe vajza kanë kërkuar azil për shkak të këtij depresioni dhe varfërie që po jeton sot shoqëria shqiptare.

Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dha shifra të grave në këtë bashki që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Vitet e fundit është rritur prezenca e dhunës, prej rritjes së depresionit nga ekonomia, mungesa e sigurisë. Në Bashkinë Shkodër janë rreth 47 raste ekstreme të grave dhe të rejave që janë trajtuar në sistemin e referencës, ndërkohë sistemi nuk funksionon. Në Shkodër varfëria është shumë e madhe, 571 gra marrin ndihmë ekonomike”, tha Ademi.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung do të organizojnë në të gjithë Shqipërinë takime me gratë dhe vajzat me qëllim përfaqësimin e gruas në politikë./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here