NATO paralajmëron ‘armiqtë’: Çdo sulm do marrë përgjigje nga aleatët

0
160
b040804a 8 April 2004 2nd Meeting of the Military Committee in Permanent Session in 2004 Overview view of the meeting in session.

Viti i ardhshëm do të shënojë ndoshta vizitën e parë të Donald Trump në Europë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, një ftesë ndodhet mbi tryezën e tij të punës në Shtëpinë e Bardhë e për të cilën Jens Stoltenberg pret vetëm konfirmimin.

Prioritetet e NATO-s me zgjedhjen e republikanit në krye të Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar, siguria mbetet fokusi kryesor. Por për momentin, Stoltenberg do të punojë me ekipin e sigurisë së presidentit Obama.

Në ministerialin e NATO-s John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit do t’i adresohet për herë të fundit problemeve të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot Europa. E pas tij do të jetë shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ajo që do të mbajë fjalën e rastit në krah të Stoltenberg.

Për vetë Sekretarin e Përgjithshëm, 2017 do të jetë për NATO-n viti i aksionit.

“Në samitin e Natos në Varshave vitin e shkuar, liderët ranë dakord për hapat që do të ndërmarrin për të forcuar mbrojtjen  e për të siguruar stabilitet përtej kufijve tanë. Në verën e ardhshme, 4 batalione do të dislokojnë në Poloni dhe shtetet balltike. Këto operacione do të drejtohen nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Gjermania. Të bashkuar do t’i përcjellim një mesazh të fortë çdo armiku potencial: çdo sulm do të marrë përgjigje nga aleatët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në prag të ministerialit, Jens Stoltenberg bëri të qarta prioritetet e Aleancës për vitin e ardhshëm, mes tyre lufta kundër ISIS./tch

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here