Aksidenti në bllok, mesazh prekës nga nëna e Kejdi Halilit: Çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqe

0
163

Kejdi Halili, djali që humbi jetën pak ditë më parë bashkë me një shokun e tij në një aksident tragjik në ish-Bllok, ishte djali i vetëm i gazetares, poetes dhe pedagoges së Universitetit të Tiranës, Erenestina Halilit.

era

Kjo e fundit ka reaguar sot me një status në profilin e saj në Facebook, duke falenderuar të gjithë ata që derdhën lot për djalin e saj.

“E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”.

Pak ditë më parë, Erenestina në një reagim pa fjalë kishte postuar një foto te Krishtit të kryqëzuar në profilin e saj në Facebook.

Poshtë fotos janë lumë mesazhet ngushëlluese për humbjen e madhe dhe apel për përballimin e dhimbjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here