Qyteti ku jetohet në -55 gradë dhe 2 muaj errësirë totale çdo vit

0
287

I izoluar, i ndotur dhe mbi të gjitha i ngrirë, Norlisk, 250 milje në veri të Arktikut është depozita më e madhe e nikelit, bakrit e palladiumit në botë.

I vendosur në skajin më verior të tokës, Norilsk, ku temperaturat mesatare janë nga -10 deri -55 gradë celsius është një qytet ekstremesh, ku ekzistenca për 170 mijë banorët e tij është shumë e vështirë.

2 muaj çdo vit qyteti gjendet pothuajse në errësirë për shkak të netëve polare dhe 8-9 muaj të vitit është i mbuluar nga bora dhe akulli.

Banorët e Norilsk vuajnë vazhdimisht nga sidroma e natës polare si ankth, nervozizëm dhe pagjumësi, në varësi të stinëve, ndërsa mungesa e stimujve emocionalë dhe psikologjikë gjenerojnë shumë raste të sëmurësh me depresion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here