Pushteti s’heq dorë nga vjedhja e votave, në Kumanovë i blen me dru për ngrohje

0
160

Qytetarët e varfër të Kumanovës prej dje janë thirur të marin dru për dimër pikërisht tash në fushatën parazgjedhore, gjë që sipas të gjitha gjasave bëhet për të blerë votat e tyre.

Burime nga policia për televizionin Telma kanë thënë se një qytetar që i ka vënë re turmën e njerëzve para vendit ku bëhet shpërndarja e drurit, ka treguar se shpërndarësi ka qenë aktivist partiak.

Zyrtarisht, mbi 300m3 dru donacion nga Turqia ka ndarë organizata joqeveritare “Romano Pralipe” për familjet e prekura nga varfëria.

OJQ-ja nuk po prononcohet për rastin, ndërsa mësohet se policia e ka marrë në dorë rastin dhe se ka arestuar pesë aktivistë të partisë në pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here