Standard.al

9 ditë në grevë urie brenda palestrës, 15 familjet e përmbytura: Pushteti na ka braktisur

0

Prej 9 ditësh janë ngujuar në grevë urie pa afat me shpresën se dikush, qeveria apo pushteti vendor do të reagonte ndaj kërkesës së tyre për një strehim dinjitoz. Të strehuar prej një muaji nga ministria e brendshme, në palestrën e shkollës së mesme Gramoz Palushi në Babrru, ndodhen 15 nga 35 familjet e përmbytura nga dalja e lumit Tirana.

Nën strehën e akullt të palestrës së shkollës janë dënuar të vuajnë bashkë me prindërit e tyre afër 10 fëmijë të mitur të moshës nga 0 deri në 6 vjeç. Tre ditë më parë njëri nga grevistët, Merush Asllanaj, tentoi të vetëvarej me çarçaf në koshin e palestrës, veprim që fatmirësisht është ndalur në çastin final nga punonjësit e policisë që monitorojnë grevën. Çështja e familjeve të përmbytura nga lumi Tirana është kthyer në një mollë sherri në distancë mes bashkisë Kamëz dhe qeverisë.

Kjo e fundit përmes një letre i ka kthyer përgjigje kërkesës së banorëve për strehim duke ia deleguar përgjegjësinë pushtetit vendor të parit e mandej edhe ministrive të linjës. Por bashkia Kamëz, që ka nën administrim lagjen e Babrrusë ku ndodhen shtëpitë e përmbytura, justifikohet me mungesën e fondeve. Sipas bashkisë Kamëz, veç garantimit të një strehëze emergjente sikundër cilësohet palestra, ky institucion thotë se nuk disponon asnjë fond në buxhet për strehimin afatgjatë të familjeve duke ia faturuar zgjidhjen e problemit Këshillit të Ministrave./BW

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.