Me semafor apo pa semafor? Kjo është çështja… (FOTO)

0
234

Semaforët janë për të gjithë, por këmbësorët nuk i respektojnë

 Tirana është i vetmi qytet në Shqipëri që funksionojnë semaforët. Duke qenë se janë pak të përhapur, semaforët ende shkelen nga këmbësorët, pasi drejtuesit e mjeteve janë më të rregullt me ligjin. Prandaj semaforët janë ende një problem i madh, pasi shkeljet janë të mëdha. Kjo gjë bëri që qeveria të merrte masa për shkelësit dhe rriti gjobat, duke i çuar në stratosferë.  Që nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe hyrjen në fuqi të gjobave të reja, drejtuesit e mjeteve po tregohen më të sjellshëm me ligjin dhe po e shkelin më pak atë. Kjo ndodh edhe nga frika për heqjen e lejes së drejtimit, por edhe se në tashmë quhemi qytetar evropian, pasi shteti ynë po shkon drejt hyrjes në Bashkimin Evropian. Por qytetarët evropian janë vetëm ata që drejtojnë makinën, ose vetëm kur janë duke e drejtuar. Pasi kur dalin prej saj dhe ecin në këmbë ata përsëri i kthehen zakonit të vjetër. Semaforët nuk shihen fare prej tyre pasi ata zgjedhin që të kalojnë edhe kur është e lejuar, por edhe kur është e ndaluar. Zakoni i vjetër prej tyre nuk harrohet ose ndoshta nuk e ndjenë veten e tyre Evropian, kur janë duke drejtuar një makinë. Por mund të jetë edhe një arsye tjetër,  mungesa e gjobave për këmbësorët bën që të shkelen rregullat e qarkullimit shumë shpesh. Arsyeja e fundit është më e sigurt, sepse edhe kur nuk ishin në fuqi gjobat  larta për ata drejtues që shkelnin semaforët, rregullat e qarkullimit nuk respektoheshin. Kjo tregon që ne nuk jemi qytetar evropian të vërtetë, por bëhemi vetëm kur ligji na detyron që të jemi të tillë. Prandaj qeveria duhet të marrë një nismë për të drejtuar ata këmbësor që thyejnë rregullat e qarkullimit, që të gjatë gjithë kohës Evropian dhe jo vetëm part-time. Shkeljet e semaforit nga këmbësorët kanë ndodhur në qendër të Tiranës, në semaforin ngjitur me kryeministrinë. Për këmbësorët nuk përbën problem se ku është semafori, pasi ligji për të nuk respektohet në asnjë vend.

2 2a2b

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here