Vizita në Epir/ Ministri grek i Mbrojtjes sfidon Shqipërinë dhe Turqinë

0
162

Ministri grek i Mbrojtjes i ka dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe Turqisë.

Duke folur nga garnizoni ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në Epir, në kufi me Shqipërinë, Panos Kamenos tha se shteti grek nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Duke folur për deklaratat e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka kërkuar shfuqizimin e traktatit të Lozanës, ministri tha se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe se ato bëhen për konsum të brendshëm në Turqi.

Ai arriti me helikopter pasditen e së enjtes (1 nëntor) në Molyvdoskepasti, në kufirin e largët të Greqisë veriperëndimore, ku edhe dërgoi mesazhin e tij.

“Nga këtu, dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare me deklarata provokuese. Nga njëra anë kemi Turqinë, e cila me deklaratat e saj të përsëritura po përpiqet të minojnë klimën politike. Përgjigja jonë është sipas të drejtës ndërkombëtare, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar të vendit”, citon gazeta greke “Kathimerini”.

Ai shton se nëse zt. Erdogan kërkon të shfuqizojë traktatin e Lozanës, “atëherë duhet të kthehemi tek traktati i Sèvres”.

Duke u ndalur tek Shqipëria, ai tha se deklaratat e kryeministrit Rama janë sajesa antihistorike dhe “sjellin përsëri në kujtesën tonë bashkëpunëtorët e nazistëve. Ata ishin në anën e mundur në luftë. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla dhe nuk do të pranojnë raporte të tilla, të cilat dëmtojnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Ministri i Mbrojtjes ishte i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Lejtnant Claus Tellidou dhe komandantin e Divizionit të 8-t të Janinës.

Gjatë takimit është diskutuar për sigurinë në rajonet kufitare dhe forcimin e postave kufitare për të penguar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve. oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here