Shkëputja e dritave në derbin Tirana-Partizani tërheq vëmendjen e medieve të huaja

0
185

Gazeta sportive italiane “La Gazzeta dello Sport” i ka dedikuar një shkrim derbit të kryeqytetit, atë mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje kjo që u ndërpre në minutën e 63 për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

“40 minuta pezull për derbin e kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit për shkak të një ‘black­out’­i në impiantin e ndriçimit të stadiumit. Tifozët kanë përfituar nga rasti për ta kthyer atmosferën në një festë të vërtetë duke ndriçuar stadiumin me telefona dhe mjete të tjerë të ndryshëm dhe duke kënduar në mbështetje të skuadrave të tyre derisa u vendos që ndeshja nuk do të rifillonte”, ka shkruar  “La Gazzetta dello Sport”.

Këtë shkrim sajti italian e ka shoqëruar dhe me pamje filmike nga transmetimi televiziv në Shqipëri.

 

capture2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here