Rruga e Kombit, kur do nisë pagesa prej 5 eurosh

0
211

Ministria e Transportit dhe kompania fituese e tenderit koncesionar për Rrugën e Kombit, brenda 65 ditëve duhet të lidhin marrëveshjen, e cila do t’i hapë rrugë vendosjes së pagesës prej rreth 5 euro në këtë arterie shumë të rëndësishme të vendit.
Afati për hyrjen në fuqi të pagesës për çdo mjet që kalon në këtë rrugë është mesi i muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar buletinin, ku ministria i ka kërkuar firmës fituese të shpallur nga Komisioni i Prokurimit Publik, “Catalyst” që brenda 7 ditëve të dorëzojë në Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuara dhe të ekzekutojë marrëveshjen e koncesionit, ose në të kundërt, brenda 30 ditëve të paguajë tarifën prej 20,000 euro., raporton Gazeta Shqiptare.

Njofimi i plotë:

Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi dje koncesionin për Rrugën e Kombit, ku makinat e vogla do të tariforen me 5 euro. Në një njoftonim të publikuar në buletinin e radhës, APP i kërkon konsorciumit “Catalyst” që brenda 60 ditëve duhet të ekzekutohet marrëveshja e koncesionit, çka për qytetarët do të thotë se rruga do të bëhet me pagesë. Sipas njoftimit, “Catalyst” brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrinë e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuara dhe të ekzekutojë marrëveshjen e koncesionit. Nëse “Catalyst” refuzon koncesionin brenda 30 ditëve nga data e djeshme, duhet të paguajë tarifën 20,000 euro.

Më 30 maj 2016, Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transportit hapi ofertat për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Ofertuesit ishin “Catalyst” në pjesë të së cilës ishin kompanitë shqiptare, “Salillari” e “Kastrati” dhe kompania turke “Vendeka”. Më 29 gusht Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin vendeta dhe të parakualifikojë “Catalyst” si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Duke ju referuar kësaj procedure, Ministria e Transportit njoftoi konsorciumin “Catalyst” se oferta në lidhje me koncesionin e Rrugës së Kombit është pranuar.

Pasi të saktësohen të gjitha këto detaje, palët do të vazhdojnë me nënshkrimin e kontratës, e cila i kalon koncesionin 35-vjeçar për mirëmbajtjen e rrugës, konsorciumit të përbërë nga “Kastrati” dhe “Salillari”. Tenderi për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes për rrugën Durrës-Kukës u zhvillua në verën e këtij viti. Fillimisht, Ministria e Transporteve shpalli fitues një konsorcium të përbërë nga disa kompani turke, por ky vendim u përmbys nga Komisioni i Prokurimeve, i cili shpall fitues bashkimin e shoqërive shqiptare “Kastrati” dhe “Salillari”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here