Negociatat/ Rama: Kjo që po bëni me Vettingun është antishqiptare. Berisha: Dështove

0
206
Deputeti i PD, Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji "Per faljen e gjobave per mospagimin ne afat te kontributeve te detyrueshme ne sigurimet shoqerore dhe shendetesore nga subjektet juridike dhe fizike". /r/n/r/nLawmaker, Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama akuzoi nga foltorja e Kuvendit Partinë Demokratike se po i ngre një mur çeljes së negociatave të vendit me Bashkimin Europian përmes bllokimit të ligjit të Vettingut.

I bindur se Partia Demokratike do përpiqet deri në fund për ta penguar ligjin e vettingut, Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë përpjekje si anti shqiptare, ndërsa ironizoi me deklaratën e Kryetarit të opozitës, Basha se varianti i dërguar Komisionit të Venecias, është përkthyer gabim

Rama tha se PD nuk ka shanse ta bllokojë këtë ligj, por vetëm mund ta vonojë atë, vonesë për të cilën do ta paguajë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme

Në replikë ish kryeministri Sali Berisha tha se Rama dështoi me mos hapjen e negociatave.

Në seancën e Kuvendit diskutohet pr/buxheti 2017

Rama: Të arrinit në pikën që fajin e ka përkthyesi ka kaluar të gjithë parashimet. Përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi.  Nuk keni shans ta ndaloni dot reformën në drejtësi, thjesht do ta vononi dhe do ta paguani sa frëngu pulën në zgjedhjet e ardhshme.

Shqetësohem që vonesa i lë një faturë shumë të rëndë Shqipërisë,  Mirëfillimi po i bini ndesh interesit kombëtar të Shqipërisë.

Unë as nuk e kam përdorur dhe nuk e përdor fjalën antishqiptar. Por kjo që bëni me reformën në drejtësi është thellësisht antishqiptare. E bëni se jeni të trëmbur , dhe të trembur duke iu mbajtur avazin të trembur në rreshtat e parë, apo se nuk e dini ca po bëni nuk e di por është akt aktikombëtar

Ti bëni pritë një vendi duke bllokuar negociatat ky është kulmi por ne do ta vazhdojmë financimin e reformës. Jemi të bindur që do ta vononi si ndryshimet kushtetuese por s’keni shans ta ndaloni.

Berisha: “Dramatike është dështimi i plotë i hapjes së negociatave. Ky dështim lëndon në shpresë e besim çdo qytetar shqiptar. Gjatë këtyre tre viteve Shqipëria kishte mundësi të shënonte përparim se kemi ngelur të fundit . Shanset i shkelmoi me shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë Edi Rama. Shkaku më themelor është varrosja e konsensusit nga Edi Rama. Zonja që e priti ia tha në sy para gjithë popullit(Shenim i redaksisë: E ka fjalën për Merkel)

Pikë tjetër është krimi. Janë jo një por disa ministri të brendshme të BE-së që kanë nxjerrë kartonin e kuq. Ju ju rroftë Saimir Tahiri, mbajeni ta keni me shëndet, por ajo që ju them është e vërteta absolute. Ministritë e Brendshme janë të lemerisura nga krimi në Shqipëri

Duhet të jesh i pamend të thuash që zgjedhjet nuk janë kusht. Ja 6 muaj janë dhe vijnë. Ia përmendi zonja (Shenim redakional: Flitet per kancelaren gjermane Merkel)

Lëri kërcënimet. Hiq dorë nga kërcënimi i Europës se Shqipëria mund të bjerë në dorë të Putinit apo ISIS. Ti mund të biesh në plehrat e Europës, por një gjë mund të them mos e trash këtë bisedë se mund të marrësh sic e mori tjetërkush kartonin e kuq. Mos mendo se me kërcënim mund të gjunjëzosh Europën. lëri dënglat, sajesat e një psikologjie të sëmurë.

U ktheve nga Gjermania sikur po vije nga Kuba, nis fjalimi 20 minuta kundër opozitës

Me Ramën keni mashtrim, integrim nuk ka. S‘mund të bindësh edi ramën të mos groposë suksesin. S‘mund të bindësh Edi Ramën të heqë dorë nga lidhjet e krimit. Nuk ka integrim me Ramën, por vetëm vend numëro e mashtrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here