Mjekët e Shkodrës sërish në protestë: Gabimet mjekësore, jo vepër penale. Kardiologu: E vërteta e arrestimit tim

0
268

Edhe pas lirimit të shefit të kardiologjisë Edi Smajlaj, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë dalë sërish protestë dhe thonë se do ta vijojnë çdo të enjte derisa të ndryshohet neni 96 i Kodit Penal, dhe gabimet mjekësore të mos cilësohen vepra penale.

“Protesta jonë nuk është thjesht në mbrojtje të individëve apo interesave individuale, por, përkundrazi është kryesisht një kundërshtim i fenomeneve negative që lidhen drejtpërsëdrejti me konsiderimin thjesht si të karakterit personal të të gjitha ngjarjeve që lidhen më gabimet e pretenduara mjekësore, sipas nenit 96 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Çmojmë, si pasoja të drejtpërdrejta të mungesës së një ligji të mirëfilltë që rregullon përgjegjësinë e personelit mjekësor, arrestimet e padrejta, cenimi i personalitetit të mjekut apo institucioneve, ndërhyrjet dhe mbivendosje të përgjegjësive ë institucioneve të ndryshme. Do protestojmë çdo të enjte deri sa kuvendi të rishqyrtojë apo anulojë nenin 96 ligj të posaçëm mbi problematikat që lidhen me përgjegjësinë e personelit dhe strukturave shëndetësore apo me gabimet apo pasojat nga gabimet që lidhen me këto përgjegjësi”,- theksoi me anë të një deklarate të përbashkët mjeku dermatolog Silvan Frangaj.

Në protestë ishte edhe mjeku Edi Smajlaj i cili thotë se pas akuzës ndaj tij për falsifikim kartele ka prapavijë politike. Po sipas tij, të pavërteta janë edhe akuzat për mjekim të parregullt.

“Përcjell falënderimet e sinqerta për mjekët e Shkodrës për mbështetjen e tyre. Ishte një forcë e madhe për të kalu një moment të vështirë. Problemi po trajtohet jo në mënyre korrekte. Jam akuzuar për falsifikim të kartelës që nuk është e vërtetë dhe gjykata e tha fjalën e saj. Kontakti i parë me pacientin Lufi është jo më pak se 5 orë pasi ka qenë në spital. Gjendja e tij nuk është stabilizuar dhe më pas e kam shtruar për ta trajtuar si një pacient. Kishte tension, shtyllë kurrizore dhe dhimbje gjoksi. Nuk ishte mjekuar mirë dhe herë pas here ka paraqitur probleme. Jam i sigurt që kishte një prapavije dhe ka një prapavijë në arrestimin tim. Padyshim që qëllimi kryesor ka qenë prishja e imazhit”,- thotë ai.

Smajlaj u arrestua disa ditë më parë nën akuzën e mosveprimit sipas rregullave në qendrën spitalore. Sipas policisë, ai i hapi kartelë pa motiv pedagogut të arrestuar Simon Lufi. Bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here