Meta: Nuk i kam zgjedhur unë qeveritë, hashashi është problem shqetësues

0
274

Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi ka sjell sonte në “News24” një prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës shqiptare, kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherazi kryetar i LSI-së. “Zgjedhjet e 2017 dhe Ilir Meta” dhe gazetari Rakipi e ka përshkruar Metën si “Kingmaker”, ose përcaktues të qeveriv. Analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Shkëlqim Peka kanë folur për pozicionimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ekuilibrin e tij psikik. Ndërsa vetë Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka vendosur ai se kush do të qeverisë por qytetarët shqiptarë dhe se ai ka qenë vetëm lexues i vullnetit të tyre.

Fatos Lubonja: Unë kam thënë banda janë partitë, por Ilir Meta është mirë të paktën nga ana psikike. Unë e kam mbështetur fillimisht partinë e Ilir Metës dhe e kam votuar në opozitë. Nëqoftëse do rrijë gjithë kohën në pushtet dhe jo në opozitë… Mbetet kingmaker.
Çim Peka: Ndarja e LSI-së nga PS solli rotacionin në 2005. Nga 2005-a, LSI ka qenë përcaktues.
Andi Bushati: Do ta refuzoja këtë pyetje. Ekziston një psikologji e përgjithshme sikur Ilir Meta dhe LSI-ja i kanë futur në thes pjesën më të madhe të gazetarëve. Nuk do doja të na shihnin dhe ne aty.

Nuk ka munguar edhe përgjigjja e kreut të Kuvendit, i cili tha se kjo nisje ishte pak abuzive. Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk e ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë por kanë qenë qytetarët shqiptarë
Ilir Meta: Unë mendoj si zoti Lubonja që ju e nisët jo thjesht në mënyrë tendencioze, por në një mënyrë pak edhe kështu gazetareske, edhe intriguese edhe pak abuzive. Nuk është e vërtetë që ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë. Kanë qenë qytetarët shqiptarë dhe Ilir Meta është përpjekur të lexojë në mënyrën sa më korrekte vullnetin e tyre. Në 2009 kur nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për stabilitetin e vendit…
LSI ka lindur si parti opozitare dhe Ilir Meta është larguar nga pozicioni i kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.
Në 2009 populli votoi PD-në dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje ose të bashkohej me PD dhe të bënte qeverinë për të siguruar stabilitetin e vendit ose të bënte koalicion me PS dhe të mos prodhonte asgjë”, tha Meta.

Zoti Meta, në fakt çfarë do jetë qëndrimi i partisë suaj për këtë ligj, kur tre vite me parë ishte vepër e mafias?
Ilir Meta:
Nuk besoj se është vendi se çfarë ishte ligji atëherë dhe çfarë është tani. Mbetet një shqetësim në vlerësimin tim pasi nuk jam marrë në mënyrë të thelluar. Ka çaluar seriozisht komunikimi me grupet e interesit. Kam pasur fatin të takoj dy grupet, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ata të importuesve. Shqetësimi tjetër është që ky ligj ndoshta do të dekurajojë procesin e riciklimit të mbetjeve vendase, që do të thotë më shumë probleme për të ardhmen. Jemi në një situatë të tillë që mendojmë se duhet të ishte bërë një punë shumë përfshirëse. Disa prej përfaqësuesve të ricikluesve që kam takuar, duken njerëz serioz me investime që i duhen mendoj ekonomisë tonë edhe si mbështetje për zhvillimin e bujqësisë. Pasi kartonat të domateve dhe trangujve gjithmonë do ketë dhe nuk ka asnjë arsye që mos të zhvillohet kjo industri. Por besoj se duhen bërë përpjekje më të mëdha për të bindur të gjitha palët. Do ketë vetëm impakte pozitive. Përndryshe çdo vazhdimësi me konflikt aspak pozitive, perceptimi i këtij konflikti ku dhe opozita është përfshirë në krah të pretendimeve të shoqërisë ricikuese nuk do ishte pozitiv për vendin dhe zhvillimin e turizmit. Mjedisi mendoj se ruajtja e tij është një fushë që i takon interesave të të gjithëve.

Zoti Meta keni parë kronikat që has miratimi i ligjit, kur pas orës 00:00 të natës fabrikat e riciklimit digjnin?
Ilir Meta:
Jo si kam parë. Më fal se mund të jetë edhe kështu. Duhet të ndajmë dy gjëra. Ato industri që bëjnë kartona, që janë të një teknologjie moderne dhe ato që janë të dyshimta, padyshim që ka kontrolle.

Lubonja: Dua ta shoh si metaforë këtë të plehrave. Kur flasim meta dhe roli i tij tek plehrat është si metaforë e politikës. Nuk duhet të merremi si debat. Thelbi për mua është kjo që Zoti Meta përmendi grupet e interesit. Problemi ynë është ky që politika jonë në tërësinë e vet, jo thjesht tek plehrat kur ka qenë në pushtet dhe kur është, ose kur është në opozitë më mirë të them është me popullin, me shoqërinë civile.

Ilir Meta: Dua ta siguroj Zotin Lubonja, këta që takova do ti quaja zotërinj i kam takuar dhe ndjekur me shqetësim para se të miratohej ky ligj. Kam ndjekur debatet dhe protestat e shoqërisë civile. Kam kërkuar që të monitorohej zbatimi i ligjit. Në thelb të këtij konflikti qëndron mosbesimi prej një konflikti që mund të ishte evituar, midis aktorëve të ndryshëm. Qëndrimi tim ia kam thënë kreut të grupit parlamentar (Vasilit), pasi është dhe njëri i fushës. Por nuk dua që këta njerëz të falimentojmë. Mbetemi të vendosur që të ecim drejt një dialogu. Nëse ai ligj do miratohet, të sjell qetësi dhe garanci dhe kurrsesi mosbesim apo probleme të rënda për mjedisin.

Bushati: Ajo që më çudit mua tek gjithë peripecia e këtij ligji apo tek debati i importit të mbetjeve është fakti se partia e Zotit Meta që edhe me demokratët dhe me ata të PS kanë votuar që të hyjnë plehrat.

Ndërhyn Meta: Jo që të hyjnë plehrat, për ligjin. Nëse ishte i kapur në këtë mënyrë që mund ta paragjykojnë, mendoj se problemi kryesor është se duhet të ishte ndjekur një dialog.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here