Standard.al

Inspektime online në tregun e punës/ Puna nën standard, keqpagesa dhe korrupsioni, faktorë risku për punëkërkuesit

0

Puna nën standard, paga e ulët dhe shumë e shumë elementë të tjerë bëjnë që punëtorët të vendin tonë të shfrytëzohen

Papunësia është një nga çështjet më shqetësuese të popullsisë shqiptare. Kjo situatë është vënë re dhe nga ndërkombëtarët, ku gjithnjë e më shumë raportet ë ndryshme të bëra në lidhje me çështjen e punësimit flasin për një situatë të vështirë. Dy moment kritike të fluksi të largimit të shqiptarëve padyshim që ishin azilkërkuesit dhe numri i lartë i të rinjve që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Ekonomia e vendit nuk është premtuese për të rinjtë dhe qeveria nuk po ndërmerr asnjë politikë përmirësuese në lidhje me situatën papunësisë në vendin tonë. Dy raportet më të fundit ndërkombëtare flisnin se të punësuarit në Shqipëri janë më të keqpaguarit në rajon dhe se punohet totalisht nën standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Por në kundërshtim të plotë me këtë situatë, qeverie ende nuk ka gjetur zgjidhje, por mbetet në alternativa të pjesshme. Kështu ishte edhe ajo e prezantuar dje nga ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi , i cili prezantoi platformën e re E-inspektim, të inspektimit online të bizneseve.

Inspektime online

Ditën e djeshme është prezantuar  metodologjia e re e Inspektimeve të subjekteve, nga Inspektorati i Punës. Kjo metodologji ka të bëjë me kalimin në sistemin online të inspektimit. Projekti “E- inspektim”, do të thotë hedhja e të dhënave direkt gjatë inspektimit për çdo subjekt të inspektuar. Të dhënat online, transmetohen direkt në Inspektoratin Qendror, duke mos lejuar më ndryshimin e të dhënave më pas.  Dixhitalizimi i sistemit të inspektimit, është një mënyrë që i jep fund çdo lloj ndërhyrjeje më pas, duke rritur transparencën, ulur abuzimin dhe shmangien e rryshfetit. Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtij projekti, nga kreu i Inspektoratit të Punës  Dritan Ylli dhe kreu i Inspektoratit Qendror Shkëlqim Hajdari, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi vuri theksin tek risia që sjell projekti dixhital. “Inspektori do ta ketë mundësinë zero nga dita e sotme që të  dhënat e inspektimit të transformohen sipas urdhrit të shefit apo sipas mundësisë së korrupsionit ndërmjet punëdhënësit dhe Inspektorit të Punës”-  deklaroi  ministri Klosi.  Inspektimet më së shumti do të fokusohen në sektorët me risk të lartë, ndërsa kjo metodologji zbatohet për herë të parë. Edhe në këtë sektor, çështja e rritjes së pagave të inspektorëve për ta kryer detyrën e tyre në mënyrë sa më cilësore ka qenë një ndër shqetësimet e ngritura në prag të miratimit të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Rritën kontributet nga të vetëpunësuarit në bujqësi

Nga ana tjetër ministri Klosi ndër të tjera tha se: “Si pasojë e punës së palodhur të Inspektorëve tanë në gjithë Shqipërinë kemi arritur që të zbusim në masë shumë të madhe informalitetin në tregun tonë të punës.  Mbi 200 000 kontribues të rinj në skemat tona të pensioneve  janë vepër e  këtij Inspektorati. Unë mendoj që përsëri ka shumë më tepër për të realizuar, ka shumë më tepër  për tu bërë. Po të shohim vetëm të dhënat e këtij viti në krahasim me vetëm një vit më parë kemi më shumë se 1 000 subjekte të inspektuara nga Inspektorati Qendror i Punës, 40 000 vende pune të infektuara më shumë në krahasim me po të njëjtën periudhë  të vitit 2015” . Ndërsa nga ana tjetër në faqen e tij në facebook Astrit Hodo shkruan se: “Të ardhurat nga të vetëpunësuarit në bujqësi janë një objektiv i arritshëm. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Blendi Klosi, iu kërkoi sot drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore që ta konsiderojnë çdo ditë të dhjetorit si një betejë për të arritur objektivat për të ardhurat e të vetëpunësuarve në bujqësi. Në takim u analizuan të gjithë treguesit e çdo DRSSH, duke vënë theksin në gjetjen e rrugëve për zgjerimin edhe më shumë të hartës të të siguruarve të vetëpunësuarve në bujqësi, duke bërë të mundur që çdo familje që siguron të ardhurat përmes bujqësisë të jetë pjesë e skemës, që gjithkush të ketë mbrojtjen e duhur sociale në moshën e tretë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.