Garancia, “maska” më të cilën “Globe” grabit konsumatorët 

1
917

Nga Nebil Çika

Qe bizneset shqiptare kane probleme kjo nuk është një risi por që  kjo pune ne vende qe te rregullohet  shkon edhe me për dreq  kjo nuk ka bythe të rrijë .Nuk është hera e pare që un por besoj edhe   shume shqiptare të tjerë përballemi me mungesën e respektit , korrektësisë , etikes etje te bizneseve shqiptare . Por me gjithë “kapitalizmin”  anormal që po kalon Shqipëria  duhet te ketë ca kufi qe ne se nuk i ve dot biznesi  i detyron shtetit e shoqëria  me reagimin ndaj sjelljeve jashtë çdo rregulli e  standardi te një pjese  te bizneseve shqiptare .Këtu nuk e kam fjalën për munguesen  e respektit  dhe komunikimit  por për vjedhje e grabitje  qe u bëhen me qindra mënyra  konsumatorëve shqiptar . Nga qe nuk jam njeriu qe bej pazaret ne shtëpi  nuk para jam përballur  me këto koj sjellje te biznesit dhe me thënë te drejtën ish indiferent për te mos thënë bezdisur kur rastësisht  ne qendra tregtare dëgjoja e shikoja  ankesa te konsumatorëve ndaj abuzimeve dhe sjelljeve jo korrekte te bizneseve  deti sa rashë edhe vete viktima  e njërit prej tyre.

Siç tash nuk bej shumë pazar por par dy muajsh u josha nga çmimi i arsyeshëm  dhe  sidomos  garancia 1 viti dhe  bleva një telefon celular tek një nga format e njohura te tregtimit te pajisjeve elektronike  në vend , “Globe”. E pranishme gjithandej  me dyqane luksi  ne pamje të parë një biznes serioz. Hyra pa ndonjë qellim për te blere posaçërisht  ne dyqanin e tyre ne qendër qendren tregtare tek Zogi i Zi . Tek pavijoni i telefonave,  dy djem te rinj  filluan te me ofronin mallrat e tyre  duke u bërë reklamat e tyre , pashë një tel celular  ne fakt me tërhoqi vëmendjen çmimi . Djemtë qe shërbenin filluan te me tregonin parametrat  teknike dhe çfarë garantonte komani qe i shiste për blerësin . Këmbëngulën  tek “garancia” , plot një vit, një joshje e konsiderueshme për çdo blerës,  çmimi i mirë dhe “garancia” 1 vit e ofruar nga tregtari ishte  një “pazar” i pranueshëm .  Me zhvillimet qe ka  teknologjia  nderimi pas një viti i telefonit  është me se normal. Kështu  nga “garancia” mu mbush mendja edhe mua për herë te parë te blija një gje pa “konsultën” e çmuar tregtare të gruas te cilës nuk pëlqeu blerja ime dhe siç doli  me vonë kishte të drejtë. Nuk kaloi pak kohe dhe celulari dha defektin e pare: nuk karikonte. Shkova tek servisi i Globe  diku ne Rrugën e Kavajas. Me priten dy vajza  qe me pas thirrën edhe  ca djem , tekniket .  Me thane qe e ka defektin  baza e ushqimit me energji  dhe kushtonte 15 mije leke te vjetra , E kam  ne garanci i thashë  duke u treguar  edhe  dokumentin e leshuar nga dyqani , Po por ky është defekt mekanik  dhe nuk përfshihet në garanci- me thane vetëm defektet elektronike marrim përsipër. U befasova  pasi ne garanci nuk ka specifikime të tilla, por nejse . Pagova  dhe u largova , me duhej telefoni . Nuk kaloi 1 javë dhe një dite papritur  telefoni pësoi serish defekt , nuk i punonte ekrani . E çova sërish në servis . Me priten sërish dy zonjusha qe thirren   dy djem  dhanë e morën nja 10 minuta me telefonin po nuk i dhënë dum . Do ta rregullojmë  brenda  48 orësh  e do te lajmërojmë më thanë.  Kaluan 48  dhe askush nuk po telefononte . Shkova vet serish ne servis . Me priten vajzat, ato thirren djemtë,  me qe  mezi e  gjetën telefonin tim.  Nuk e kemi gjetur ende defektin me thane po do te lajmërojmë ne….Po sikur me thate për 48 ore – u thashë . Jo 49 ore duhen për te konstatuar defektin -me thane . Por mos ki merak , do të marrin gocat ne tel . Ika sërish ! Pas disa orësh me telefonuan nga “Globe” , telefoni  behet gati  pas tre ditësh .  Fiks ne ditën që me thanë u paraqita tek servisi.  Urdhëroni  zotëri çfarë kishit?  Si çfare kasha- I thashë- kam ardhur tre here për telefonin.  Aha , thirrën serish djemtë brenda,  doli i  njëjti tip, duhet të ishte tekniku . Nuk e kemi mbaruar akoma por sot na vijnë pjesët e këmbimit, do te marrim ne tel sa ta rregullojmë. Ika serish ! Pas disa orësh me morën serish ne tel , jo gocat, kësaj radhe  vete tekniku . Ka djegur ekranin me tha. Po  mire ndërroja i thashë. Puna është se kushton goxha dhe nuk mbulohet nga garancia. Po pse i thash- ekrani nuk është defekt mekanik , duke ju referuar pretendimit te pare te tyre për bazën e karikimit .Mos e prek i thash do vij atje. Shkova dhe i kërkova shpjegime .  Është i shtypur  ekrani – me tha. Ore zotëri,  kur ta solla nuk ishte i shtypur ! Mua kështu me doli -tha -duke  me pare si idiot .Shoh ekranin ishte thyer komplet . Nuk  u lash gje pa thënë , hajdut,  mashtrues te pa përgjegjshëm , askush nuk reagonte te gjithë rrinin e te shikonin si idiote , ndoshta nuk kishin faj  . Ata te punësuar janë dhe kështu i kane urdhrat  nga  pronaret : Mashtroni dhe vidhni pa turp klientët . Me beri përshtypje se pas reagimit tim reaguan ne te njëjtën mënyre edhe dy tre klientë te tjerë qe prisnin ne radhe . Edhe ata kishin një hall me  mua. “Globe” i kishte vjedhur e mashtruar . Ne fakst sa here shkoja, gjeja dike qe grindej me punonjësit e servisit dhe gjithnjë  shkaku ishte mos respektimi prej Globe i “garancisë”  se leshuar prej tij për mallrat qe shet . Kjo  nuk ka emër tjetër përveç   vjedhje e mashtrim . Nuk ka asnjë ndryshim midis sjelljes se një bande grabitësish  dhe “Globe”  te dy grabisin njerëzit i vetmi ndryshim është  maska mënyra e  maskimit . Nese  bandat vendosin  ne kokë çorape për te mos u njohur , maska e  “Globe” është garanci  e cila nuk respektohet kurrë .

Un për  vete  u dogja nga qulli dhe  do ti fry kosit . Nuk shkoj me tek “Globe” per asnjë arsye .  Por  dua ti them  lexuesve te mos ta provojnë e te shkojnë  e sidomos te blejnë ndonjë gjë tek këta mashtrues e spekulante te lincencuar . Un bleva vetem nje celular , mendoni se  sa do te  hqini po te bleni mallra me te shtrenjte e me te  rendesishem per familjen tuaj . Mos u joshni  nga çmimi  i” arsyeshmen” dhe sidomos nga “garancia” ,ato janë maskat moderne me te cilat “Globe” grabit blerësit e tij .  Kjo është vërtetë e turpshme .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Une i kam blere thuajse te gjitha elektroshtepiaket ne Globe dhe jam shume e kenaqur. Jane te njejtat produkte qe reklamohen dhe ne faqet e Electrolux, Bosch, siemens etj. Shkrimi juaj me duket pa lidhje…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here