Amnistia e fundvitit, 4.000 përfitues, 1.000 do lirohen menjëherë

0
170

 

Burgjet në Shqipëri janë nga institucionet që kanë më shumë nevojë për financime dhe investime kjo duke ju referuar edhe numrit të të dënuarve dhe personave që janë në paraburgim. Për vitin 2017 sistemi i burgjeve do të ketë një buxhet prej 5 miliardë lekë. Një shifër kjo që ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2016 kur ky buxhet ishte në vlerën e 4.3 miliardë lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në total për shtatorin e 2016, janë rreth 2972 të burgosur që vuaj dënimin për vepra të ndryshme. Ndërsa po për këtë muaj në sistemin e paraburgimit janë rreth 3136 persona. Një tjetër zë në buxhetin e Drejtësisë është ai i mjekësisë ligjore ky zë ka pësuar një ulje të buxhetit për vitin 2017 në 96 milionë lekë. Gjatë vitit 2016 buxheti për mjekësisë  ligjore ishte në vlerën e 127 milionë lekëve. Por pavarësisht kësaj shifre paratë nuk kanë qenë të mjaftueshme për 2016 duke bërë që të mos kryhen të gjitha pagesat sa i përket specializantëve. Nëse i referohemi sistemit të provës buxheti për 2017 do të jetë në vlerën e 181 milionë lekëve, shifër kjo që ka pësuar rritje në krahasim me 2016 kur ishte 156 milionë lekë. Ajo që bie në sy në analizën që i bëhet zërave të buxhetit të Drejtësisë ka të bëjë me rritjen e buxhetit për publikimet zyrtare. Për 2017 ky zë do të ketë në dispozicion rreth 83 milionë lekë, duke pësuar një rritje me 26 milionë lekë nga 2016, vit në të cilin buxheti për këtë zë ishte 57 milionë lekë.

Amnistia

Amnistia me rastin e festave të fundvitit, pritet të përfshijë të gjithë të burgosurit, me përjashtim të atyre që janë me burgime të përjetshme. Burimet pohuan për TCH se aktualisht drafti është duke u hartuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila me gjasa do të propozojë që të gjithë të dënuarve t’u falet nga një vit nga dënimi që ju ka mbetur. Janë rreth 4 mijë të dënuar që do të përfitojnë, prej të cilëve rreth 1 mijë pritet të lirohen menjëherë. Sipas të njëjtave burime, të dënuarit që pritet të lirohen janë kryesisht të dënuar për vjedhje ose rilidhje të energjisë ndërtime të paligjshme apo dhe për drejtime mjeti nën efektin e alkoolit ose pa patente. Kjo kategori të dënuarish kanë marrë dënime penale që variojnë nga disa muaj deri në një vit burgim dhe përfitojnë menjëherë lirimin nga ambientet e vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e draftit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po harton listat e sakta me personat e dënuar që do të përfitojnë ulje të dënimit dhe lirimin nga qelitë e burgut, në mënyrë që amnistia të zbatohet plotësisht para festave të fundvitit, në frymën e të cilave po bëhet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here