Standard.al

Ushqimet kundër Alzheimer-it dhe Diabetit

0

Të gjithë e dimë se mbajtja e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin fizik dhe mendor. Truri është një makinë organike e fuqishme dhe komplekse, që kërkon elementët ushqyes për të funksionuar plotësisht, ashtu si dhe zemra, mushkëritë sytë dhe muskujt. Truri kontrollon mendimet, lëvizjen etj. Truri është gjithmonë në punë dhe ruan një numër të paimagjinueshëm të dhënash.

Që truri të fuksionojë si duhet dhe vazhdimisht, ndikohet nga ushqimi, niveli i sheqerit në gjak, oksigjeni etj.

Kanella për kujtesë më të mirë

Për të përmirësuar kujtesën përdoreni më shumë kanellën në dietën tuaj Nuk gjeni çelësat kur jeni duke dalë nga dera në mëngjes? Atëherë shtoni kanellë mëngjesit tuaj, qumështit, smoothie-t apo bollgurit. Në një studim nga Rush State University, shkencëtarët zbuluan aftësia e të mbajturit mend ishte më e lartë pas konsumit të kanellës. Përveç përmirësimit të kujtesës kanella sjell dhe përfitime të tjera në shëndet, përfshi mbajtjen në kontroll të sheqeritnë gjak.

Meqënëse jemi tek kujtesa do të flasim për dietën që redukton riskun e prekjes nga Alzheimer. Mbase ka ardhur koha t’u thoni lamtumirë ose të paktën—”shihemi më rrallë” hamburgerëve apo pijeve me sheqer. Dieta tipike perëndimore, që përmban sasi të lartë “mishi dhe sheqeri apo nënprodukte të qumështit me yndyrë të lartë,” shton riskun oe prekjes me Alzheimer, sipas një raporti të fundit në Journal e American College of Nutrition. Në të njejtin raport thuhet se konsumi i frutave, perimeve, kokrrave, produkteve të qumështit pa nydyrë ose me nivel të ulët yndyre, legumeve dhe peshkut redukton rrezikun për Alzheimer. Artikulli thekson se reduktimi I mishit në dietën tuaj ul riskun jo vetëm të prekjes me Alzheimer, por gjithashtu edhe të sëmundjeve të tjera, përfshi disa tipeve të kancerit apo të diabetit të tipit 2. Hani më shumë perime sidomos ato të pjekura apo të gatuara në avull.

Për të luftuar diabetin kemi frutat e pyllit—ato janë pothuajse në të gjitha listat e superushqimeve.

Kohët e fundit, studiuesit nga departamenti i Shkencës së Ushqimit pranë Universitetit të Zhejiang në Kinë arritën në përfundimin se ata që hanë fruta pylli kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa shkencëtarët në Harvard sugjerojnë që përveç manave të shtoni rrushin dhe mollët.

Kafeja ndihmon në parandalimin e diabetit: 4 filxhanë kafeje në ditë ulin me 25% riskun, thonë shkencëtarët.

Studimet kanë arritur në përfundimin se kafeja nuk shton riskun e prekjes me kancer apo goditjet në tru.

Studimi ka arritur në përfundimin se konsumi i kafesë në kohën e drekës është koha më e mirë e konsumit të kafesë me qëllim frenimin e diabetit.

Instituti për Studime Shkencore për Kafenë in Zvicër, në raportin në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit theksoi rëndësinë që ka kafeina për shëndetin.

Në një prej studimeve thuhej se 3-4 filxhanë kafeje mund të reduktojnë me 25% rrezikun e prekjes nga diabeti, krahasuar me ato që konsumojnë më pak se 2 filxhanë në ditë.

Raporti theksoi se ekzistojnë shumë benefite si përmirësimi i nivelit të sheqerit, dhe djegia e kalorive.

Gjithashtu, kur zgjedhim kafenë në vend të pijeve me gaz apo lëngje të tjera kemi prirje për më pak kalori.

Në raport thuhej gjithashtu se rreziku nga prekja e diabetit të Tipit 2 u ul me 12 për qind për çdo 2 filxhanë kafeje shtesë.

Një studim tjetër tregoi se rritja e konsumit të kafesë me një filxhan në ditë për një periudhë 4 vjeçare ul me 11% rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2.

Ata të cilët ulën konsumin e kafesë me një filxhan në ditë rrezikoheshin 17 për qind më shumë për diabet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se koha e konsumit të kafesë ka rëndësi në metabolizmin e glukozës.

Sipas një studimi me rreth 70 mijë franceze u zbulua se konsumi i kafesë, kryesisht gjatë kohës së drekës, reduktoi rrezikun e prekjes me diabet.

Më shumë se 380 milionë persona vuajnë sot në botë nga diabeti, përfshi mbi 3 milionë në Britaninë e Madhe. Diabeti shihet sot si një nga kërcënimet më të mëdha të njerëzimit.

‘Studimet arritën gjithashtu në përfundimin se rritja e konsumit të kafesë nuk shton rrezikun për kancer dhe nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare apo hipertension.

Të mirat shëndetësore të kafesë

Antioksiduesit: Kafeja është e mbushur me antioksidues të cilët ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces ky që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.

Sëmundja e Parkinsonit: Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Gurët në Veshka: Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshkë

Përmirësim të performancës mendore: Kafeina të cilën e përmban kafeja është stimulues i njohur i trurit ku rrit vigjilencën, shton vëmendjen dhe zgjuarsinë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.