HORROR/ Drogonte vajzën që të bënte seks me të dashurin, vdes vogëlushja 4 vjeçe

0
337

Një vajzë 4-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi nëna e saj i jepte drogë që më pas të ishte e qetë kur kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, pa e shqetësuar askush. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2013, ndërsa sot autorët përballen me drejtësinë.

Mësohet se , 37 vjeç, dhe partneri i saj, një tregtar droge, John Rytting, 40 vjeç, akuzohen për vdekjen e vogëlushes Poppy Widdison. ‘Daily Mail’ shkruan se në bazë të testeve të drogës rezulton se për 6 muaj vajzës nëna i kishte dhënë drogëra të ndryshme si metadon, ketaminë që përdoret për të qetësuar kuajt dhe heroinë.

Vajza u gjet në divan, në qershor 2013 ku mezi merrte frymë, ndërsa ndërroi jetë një ditë më vonë në spitalin e fëmijëve Sheffield.

Policia gjatë kontrollit në banesë gjeti më shumë se 1.000 tableta barnash të shpërndara nëpër apartament. Ndërkohë, thuhet se përveç kësaj Poppy është dhunuar fizikisht dhe emocionalisht nga nëna dhe partneri i saj. Prej kohësh të arrestuar, çifti rrezikon të dënohet me nga 20 vite burg.

3ad1b1b100000578-0-image-m-63_1480455404355

3ad1b1cb00000578-3983920-image-m-70_1480455807581 3ad3147f00000578-3983920-image-a-71_1480455815945 3ad1b35000000578-3983920-image-m-66_1480455678373 3ad4efd600000578-0-image-m-61_1480455382322

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here