Situata në Alepo, rebelët thonë se nuk do të dorëzohen

0
165

Rebelët e qytetit të Alepos kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen, pavarësisht se humbën disa distrikte me rëndësi strategjike, të cilat u morën nën kontroll nga forcat qeveritare. Ata shprehen se po rigrupohen për të forcuar frontin e rezistencës. Megjithatë, nuk mendojnë kështu zyrtarët e qeverisë së Assad, të cilët kanë njoftuar se grupimet militante kanë humbur rreth 40% të territoreve që kishin nën kontroll që prej vitit 2012.

Vetëm disa orë pasi forcat qeveritare siriane që mbështeten nga ato ruse morën nën kontroll disa distrikte strategjike në pjesën lindore të qytetit të Alepos, rebelët kanë deklaruar se kjo disfatë nuk do të thotë se ata do të dorëzohen përballë Presidentit Bashar al-Assad.

Nëpërmjet një komunikatë, grupet militante që kundërshtojnë qeverinë aktuale janë shprehur se do të rinisin punën për të riorganizuar frontet e rezistencës dhe se do të përplasen sërish me ushtrinë siriane.

Ata nënvizojnë se tashmë rebelët janë tërhequr disi me qëllim që të mbrojnë pozicionet aktuale.

Por nuk mendojnë kështu zyrtarët e qeverisë.

Ata janë shprehur se pas operacioneve që kanë nisur afro 2 javë më parë, rebelët kanë humbur në total 12 distrikte të qytetit, ose thënë ndryshe 40% të territoreve që kontrollonin në Alepo.

Ekspertët janë shprehur se me këto ritme, forcat qeveritare siriane mund të shuajnë totalisht rezistencën.

Rebelët arritën që të merrnin në kontroll një pjesë të konsiderueshme të Alepos në vitin 2012, duke krijuar një prej fronteve kryesore të luftës kundër qeverisë Assad.

Për situatën e krijuar në qytetin më të prekur nga lufta ka mbajtur një qëndrim zyrtar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në një prononcim për mediat, OKB njoftoi se për shkak të përplasjeve të armatosura 16.000 qytetarë janë detyruar që të shpërngulen.

Ata thanë gjithashtu se pas avancimit të forcave ruse situata është disi e neutralizuar, por paralajmërojnë se kjo gjendje nuk pritet të zgjasë për shumë kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here