Show me zjarr, klubi i natës përfshihet nga flakët (VIDEO)

0

Parashikohej të ishte një performancë fantastike me zjarr por nuk rezultoi siç duhej. Një klub nate në Ukrainë u përfshi nga flakët teksa një përformues që nxjerrë flakë nga goja u tregua i pakujdesshëm. Në vendin e ngjarjes kanë qenë rreth 250 persona, të cilët kanë nxituar të dalin jashtë, por ka pasur nga ata që kanë qëndruar brenda për të filmuar ngjarjen. Për shkak të djegieve të lehta dhe bllokimit nga tymi, u dërguan në spital 22 persona, të cilët u lëshuan pas kontrollit. Fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm dëme materiale të klubit të natës.

555555

Lini nje pergjigje