Reforma në Arsimin e Lartë/ Sistemi i ri arsimor, një dështim me sukses i qeverisë, kaos dhe probleme

0

jo-armeve_1coverrrr

Anesti Barjamemaj

Arsimi në Shqipëri ka qenë një problem shumë i madh për shumë vite me radhë. Që nga sistemi parashkollor e deri te arsimi i lartë, problematikat kanë qenë të shumta. Për të përmirësuar sistemin arsimor, që sipas qeverisë aktuale ishte një sistem i kalbur, u ndërhy me një reformë. Sipas qeverisë,reforma do të rregullonte që të gjithë sistemin dhe do të nxirrte breza të edukuar. Reforma do të bënte  që diploma të vlente, dhe të gjithë të ishin të kënaqur me dijet që kishin marrë gjatë studimeve të tyre. Për këtë arsye një fazë para reformës mbylli disa universitete private që nuk plotësonin kushtet për të qenë të tilla. Disa muaj pas këtij aksioni filloi edhe hartimi i një ligji,  i cili do të rregullonte edhe procesin e mësim dhënies dhe përzgjedhjes së studentëve në universitete. Që në hapat e para të hartimit shumë pedagogë kundërshtuan këtë ligj, pasi sipas tyre është anti-kushtetues dhe nuk rrit cilësinë në universitete, por e uli atë. Kundërshtime pati edhe nga Partia Demokratike e cila e quajti një ligj klientelist. Por përsëri qeveria nuk i dëgjoi këto oponenca dhe miratoi ligjin më votat e saj në parlament.

Ligji i miratua por protestat vazhdojnë

Në kohën që ligji ishte në fazat e fundit para miratimit, një lëvizje po krijohej në universitet. E nisur për të kundërshtuar këtë ligj, dhe më vonë për të kundërshtuar padrejtësitë, “Lëvizja për Universitetin”, organizoi shumë  protesta. Ligji për Arsimin e Lartë u miratua në parlament në verë në një kohë që shumë studentë ishin me pushime, por përsëri një pjesë e tyre e kundërshtuan këtë ligj. Për javë me radhë Bulevardi Dëshmorët e Kombit mbushej me studente me pankarta në duar dhe brohoritje që kundërshtonin këtë ligj. protestat u mbështetën edhe nga Lëvizja për Universitetin që më vonë u bë edhe organizatorja e tyre. Së bashku me studentët, në protesta dolën dhe shumë pedagogë, qytetar  dhe eksponate nga parti të ndryshme për të kundërshtuar këtë ligj. Tryezat e bashkëbisedimit  dhe daljet në publik nga qeveria u shtuan dhe në agjendën e tyre ishte vetëm mbrojtja e këtij ligji. Zyrtar të lartë pushtuan çdo studio dhe në shumim raste nuk kishin as kundërshtar, për të ballafaquar faktet. Javët dhe muajt kalonin dhe revolta e studentëve u pakësua. Protestat po rralloheshin deri në mos reagime. Kjo u  duk si një fitore e qeverisë e cila arriti që të mos krijojë më zhurmë për këtë ligj. Por triumfi ishte i shkurëtër pasi revolta për këtë ligj u rikthye me formulën e pranimit në universitet e arrtii kulmin me salcën e hedhur në kokën e ministres. Dhe duket se do të vazhdojë gjatë.

Maturantët protestojnë

Viti i ri akademik në Shqipëri nisi me protesta masive të maturantëve. Për shkak të ligjit të ri ndryshoi edhe përzgjedhja e studentëve nga universitet.  Qeveria me anë të një vendimi ndryshoi rregullat e për pranimet në universiteteve. Këtë vit formula ishte ndryshme, duke hequr parimin meritë-preferencë.  Në fazën e parë të përzgjedhjes ai, çdo studentë duhet që të zgjidhte 10 degë që ai dëshironte të studionte, por në ndryshim nga vitet e tjera mund të shpalleshe fitues në 10 degët njëkohësisht. Për këtë shkak shumë studentë bllokuan me mijëra kuota në institucionet e arsimit të lartë, duke krijuar një kaos në radhët e studentëve. Mijëra studentë nuk u shpallën fitues në asnjë nga degët që ata preferonin, jo për fajin e tyre por për fajin e sistemit.

Në përfundim të fazës së parë rreth 80% e kuotave në universitete ngelën bosh dhe mijëra studentë ngelën pa shkollë. Për të plotësuar kuotat u hap një fazë e re e aplikimeve, por përsëri mënyra e përzgjedhjes ishte e njëjtë.  Përsëri shumë studentë ngelën pa asnjë degë studimi dhe vendet në shkolla mbetën bosh. Duke qenë në kundërshtim me këtë sistem qindra maturantë protestuan me ditë me radhë për të ndryshuar sistemin dhe të zgjidhnin një shkollë që ata dëshironin. Kryeministri Edi Rama dhe Ministria Lindita Nikolla, pushtuan përsëri mediat për të mbrojtur këtë skemë. Sipas tyre kjo skemë favorizon studentët ekselentë, por nuk penalizon askënd. Në të vërtetë ishte e kundërta, pasi me mijëra studentë janë aktualisht jashtë dyerve të universitetit, për shkak  të kësaj reforme.  Në mbështetje të studentëve ishte partia demokratike e cila kundërshtoi këtë skemë dhe kërkoi që të kthehej skema e vjetër për të mos pasur probleme me përzgjedhjen e studentëve në shkollat që ata dëshirojnë. Nga foltorja e Kuvendit PD, akuzoi qeverinë se vrau ëndrrat e mijëra studentëve. Por kritika pati edhe nga partia e cila bashkë drejton qeverinë. Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të drejtuesve të saj deklaroi se ky sistem duhet  rregulluar. Deputetja Kejdi Mehmetaj zhvilloi një takim edhe me Ministren Lindita Nikolla, ku pas takimin ajo bëri të ditur kërkesat që i kishte bërë ministres. Këtë herë duket se qeveria dëgjoi fjalën e aleates së saj duke bërë disa ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes. Nga dhjetë degë që kishte çdo kush kishte të drejtë për të përzgjedhur në fazën tjetër u reduktuan në tre degë. Edhe pse sistemi pësoi korrigjime të vogla përsëri shumë degë mbetën pa studentë dhe shumë studentë mbetën pa asnjë degë studimi.

Por përsëri debati u shua dhe shkolla vazhdoi normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Javën e shkuar në media u rikthye debati për Ligjin e Arsimit të Lartë, pasi një studente dhe aktiviste e Lëvizjes për  Universitetin, hodhi salcë mbi ministren Lindita Nikolla. Ky veprim ngjalli interes nga media për të rikthyer edhe një herë në vëmendje  problematikat e këtij ligji. një prej problematikave është edhe ndarja e  fonde me privatin. Por kjo që është kundërshtuar shumë nga shumë eksponentë, pasi në këtë mënyrë nuk ka konkurrenca dhe bie cilësia e studentëve.

Problematika ende vazhdon

Edhe pse viti i ri akademik ka më shumë se një muaj që ka nisur ende në radhët e studentëve ka paqartësi. Studentët e vitit të parë janë ata të cilët janë prekur më shumë nga kjo reformë. Për shkak të sistemit të përzgjedhjes ata janë në shkollën e gabuar dhe nuk kanë mundësi që ta ndërrojnë. Ata sot përballen me mundësinë rritjes së tarifave dhe një sërë burokracish të tjera, për të marrë një vërtetim në shkollë. Sipas tyre sistemi është i padrejtë dhe mënyra se si u realizua ishte e padrejtë gjithashtu. Në fund të tre viteve të gjimnazit ata u përballën me ndryshime të rregullave të lojës dhe shumë prej tyre janë jashtë universiteteve. Sipas tyre lëndët që kishin bërë gjatë tre viteve nuk vlenin fare, pasi departamentet kishin kriteret e tyre për të përzgjedhur studentët.  Por problemi qëndron edhe te studentët më të rritur, veçanërisht ata që duan që të vazhdojnë ciklin e studimeve Master. Në ligjin e ri është përcaktuar që duhet gjuha e huaj e mbrojtur për të të dhënë të drejtën e studimit. Por për të mbrojtur një gjuhë të huaj duhet që të paguash një shumë të konsiderueshme parash, që varion nga 150-200 mijë lekë të vjetra. Përveç këtyre problemeve, në sistemin arsimor shqiptar veçanërisht në arsimin e lartë problematikat janë të pa fundme.

 

Lini nje pergjigje