Ndërron jetë Zana tek “Rrujgë të Bardha”

0
341

Ka ndërruar jetë aktorja dhe psikologia Elida Cangonji si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Dikur Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte” dhe një sërë personazhesh që realizoi në rininë e saj.

Cangonji e braktisi kinemanë e viteve ‘60, për pasionin e saj psikologjinë,  edhe pse ata pak role ishin vërtet të realizuar, aq sa mund të mjaftonin për t’i bërë vend në kastin e aktorëve me të ardhme.

Me sa duket, kjo do t’i linte më shumë hapësira për të qenë vetvetja, sidomos përsa i përket pamjes së jashtme, që ajo e ka vlerësuar gjithmonë si diçka që ka lidhje të ngushtë me karakterin e njeriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here