Maskat grabisin karburantin, marrin kasafortën

0
170
foto ilustruese

Një karburant është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës nga persona te maskuar dhe te armatosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Urës së Dajlanit.

Sipas burimeve policore, grabitja e karburantit ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës por 4 punonjësit kanë njoftuar policinë vetëm në orën 06:30 të mëngjesit. Autorët kanë hyrë nga ana e pasme e godinës dhe kanë thyer xhamat. Më pas ata kanë arritur të hapin kasafortën e karburantit dhe të marrin aty një shumë parash, e cila ende nuk bëhet e ditur. Deklaratat e punonjësve të karburantit ne polici kane qene senuk i kanë parë grabitësit.

Një tjetër detaj ka të bëjë me faktin se sipas policisë të gjitha kamerat e sigurisë në momentin e grabitjes ishin të fikura. Karburanti ku ka ndodhur grabitja është një nga më të mëdhenjtë në Durrës.

Dyshohet se autorët kanë qenë të mirëinformuar se ku ndodheshin paratë. Policia ka kryer të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje punonjësit e karburantit, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here