Kush e shkatërroi sirtarin e ëndrrës së qeverisë për “300 mijë vende” pune në 4 vjet

0

epa04291116 Albanian Prime Minister Edi Rama addresses the media during a joint news conference with outgoing European Commission President Jose Manuel Barroso (unseen) following their meeting in Tirana, Albania, 30 June 2014. EU leaders on 27 June had nominated former Luxembourg Prime Minister Jean-Claude Juncker to succeed Barroso as the next president of the European Commission.  EPA/STR

Loading...

“Ligji i ri për call center në Itali, premtimi i Ramës në 2013 dhe të rinjtë që do të mbeten rrugëve”

Anesti Barjamemaj

Shqipëria para disa ditësh u zgjua me një lajm shumë të hidhur, i cili u prit si një bombë nga mijëra njerëz. Lajmi i papritur erdhi nga ana tjerët e detit, nga fqinji jonë i dashur Italia,  i cili na do të mirën. Parlamenti në Itali po projekton një ligj, i cili prek drejtpërdrejt ekonominë e vendit tonë. Sipas deputetëve në vendin fqinj, së shpejti në Shqipëri nuk do të këtë më call center të kompanive italiane. Edhe pse fqinjësia është shumë e mirë dhe të dyja vendet kujdesen shumë për njëri-tjetrin, përsëri ky ligj bie ndesh me këto parime, por nuk është i menduar për të prishur këto marrëdhënie. Ky ligj nuk është fjala e të gjithëve, por e një pakice deputetësh, që “mendojnë” për ekonominë e Shqipërisë.  “Dashuria e madhe” e Italisë për popullin tonë (dhe sidomos për qeverinë) nuk kishte se si të shpërblehej më mirë me këtë ligj.  Opinioni publik në Shqipëri u trondit, edhe pse e dinë se asgjë e keqe nuk do të ndodhë, pasi edhe këtë herë do të mendojë qeveria për ta zgjidhur këtë hall.  Duke qenë se qeveria jonë është gju më gju me popullin, ajo do përpiqet që ta përballoj më të gjithë forcën e saj këtë të papritur. Të gjithë ishin të shqetësuar se do të humbnin vendin e tyre të punës dhe do të ngeleshin në mes të katër rrugëve.  Ende nga qeveria nuk ka një deklaratë për të sqaruar opinionin publik, ndoshta përfaqesuesit e ekzekutivit duhet të jetë duke “punuar” për një strategji të qartë. Por ka edhe një arsye tjetër  për këtë vone4së të reagimit të qeverisë dhe kjo lidhet me fakti se  lajmi u bë publik të premten dhe rastisi fundjavë. Këto ditë zakonisht  qeveria i bën pushim, jo se ajo do vetë kështu, por se  respekton kodin e punës dhe ligjet që e detyrojnë të pushojë në këto ditë. Të gjithë ju që prisni, që qeveria të dalë me një deklaratë sot, do të zhgënjeheni , pasi sipas ligjit ka edhe dy ditë të tjera pushim. Edhe pse duhet të presim gjatë që qeveria të zgjidhë këtë problem tepër shqetësues, të gjithë nuk do të zhgënjehemi për këtë pritje. Pasi zgjidhja është, premtimi për 300 mijë vende punë do të filloj të aplikohet. Ndoshta nuk do të plotësohen të gjitha (pasi ka pasur shumë të pa pritura), por pjesa më e madhe do të plotësohen.

 call-center

Viti 2013 dhe 300 mijë vendet e punës

Kanë kaluar më shumë së tre vite që nga premtimi që bëri qeveria e sotme dhe që çdo shqiptar ndje krenar për vendin ku po rritet. Më në fund, në vendin e tij do të hapeshin vende pune pa fund (nuk ishin shumë në fakt, se ishin vetëm 300 mijë të tilla), dhe çdo kush mund të zgjidhte në shumë llojshmërinë e që do ti ofrohej.  Ditët, muajt dhe vitet kaluan, por kurrë dita që populli të bëhej krenar, nuk erdhi (do të vij një ditë, por duhet të presim deri në fund të mandatit). Sipas qeverisë, vendet e punës ekzistojnë, por qytetarët nuk kërkojnë punë. Pas premtimit erdhën edhe shumë reforma për të bindur popullin që premtimi do të bëhej realitet dhe vende pune ka plot, por duhet që të bëhen konkurse për të gjetur personin e duhur. Qeveria mendoi edhe për disa zgjidhje të tjera që rritën “realisht” vendet e punës, ku Drejtoria e Tatimeve nisi kontrollet në të gjithë vendin dhe shumë punëtor u formalizuan në punët e tyre ( ishin në punë por vetëm u njohën nga shteti si të tillë). Sipas qeverisë, shtimi i vende të punës (thjesht formalizmi i tyre), erdhi si pasojë e reformës dhe ekonomia u rrit (por ata që ishin pa punë mbeten të tillë përsëri).  Por kjo reformë përveç formalizmit të disa bizneseve mbylli edhe shumë të tjera që balancoi vendet e hapura me vendet e mbyllura (qeveria u mundua, por populli nuk e mbështeti nismën e saj). Pas kësaj reforme të “suksesshme”, Ministri i Financave dha një deklarata që përsëri gëzoi shumë shqiptarët, pasi ai tha: “Në Shqipëri janë hapur 250 mijë e kusur vende pune”.

Pas dështimit me sukses të kësaj reforme, qeveria mendoi një slogan dhe një taktikë njëkohësisht, që të  largonte fajin nga vetja. “Punë ka, por duhen profesionist”, me këtë slogan qeveria deklaroi se nga premtimi i saj i fushatës, ka ende vende pune që kanë mbetur të lira ( nuk sihni shumë të tilla pasi reformat e mëparshme kishin bërë punën e vet), por populli nuk është profesionist që të punojë. Para disa muajsh u hap një konkurs, ku kërkoheshin kasap në Korçë, por të paktë ishin ata që aplikuan për një vend pune. Teza e qeverisë këtu “aprovohet” pasi nuk kishte profesionist për të zënë një vend pune. Për shumë ditë me radhë qeveria bënte thirrje qytetarëve: “aplikoni që të bëheni kasapë”, por askush nuk interesohej për të gjetur një punë në një firmë në qytetin e Korçës. Në Shqipëri ka shumë kasap, por ata nuk janë profesionist, nuk kanë një diplomë që ti njoh ata si të tillë, pasi sistemi arsimor Shqiptar nuk të diplomon dot si kasap  (jo për faj të qeverisë, por për faj të sistemit). Ende nuk ka një shkollë kasapërie, që shumë studentë të vazhdojë këtë degë e cila është shumë e kërkuar. Edhe me këtë nismë qeveria dështoi me sukses, por përsëri nuk u dorëzua. Call center ishte shpëtimi për të, shumë kompani të huaja zgjeruan biznesin e tyre në  Shqipëri dhe shumë të rinj gjetën një punë. Qeveria e quajti këtë sukses si të sajën dhe ishte fija e fundit që mbahej, për të jetësuar premtimin e dhënë.  Skenari po shkonte siç duhej pasi vendet e punës po shtoheshin, por një lajm i papritur erdhi. Parlamenti në Itali po kalon një ligj që nuk lejon më kompanitë e call center-ve të  punojnë në një vend i cili nuk është në Bashkimin Evropian (Shqipëri nuk është pjesë e këtij unioni dhe preket nga ky ligj).

Por përsëri për qeverinë ka ende kohë që 300 mijë vendet e punës të bëhen realitet, pasi duhen edhe 7 muaj derisa të mbyllet mandati. Në deklaratat e mëparshme është thënë: “Na lini të punojmë do të ballafaqohemi në fund të katër vjeçarit”. Qeveria është ende në punë dhe deri në fund gjithçka do shkoj siç duhet (edhe pse asgjë nuk shkoi sipas planit). Ata që ka inat qeverinë që po “punon”, janë të shumtë dhe kanë menduar këtë ligj, por 300 mijë vende janë dhe do të zihen me siguri.

Fasonet dhe uzinat zgjidhja për 300 mijë vende pune

Mandatit po i vjen fundi, por përsëri ka ende kohë për të rikuperuar kohën e humbur. Mendjet e ndritura në qeveri duhet të mendojnë (ndoshta edhe kanë menduar, dhe nuk presin këshilla për të zgjidhur këtë problem) një zgjidhje e cila do përmbushte premtimin. Por qeveria gjithmonë ka qenë një hap përpara dhe nuk ka pritur që të kapej në befasi, prandaj ka menduar zgjidhjen me fasonët. Vendet e punës në këto fabrika ishin të shumta, por përsëri nuk mund të përballonin këtë premtim i cili ishte pak utopik (për popullin, ndërsa për qeverinë ishte minimumi). Në këtë sektor mund të punësohen shumë gra, por burrat ngelin pa punë, pasi nuk janë profesionist.  Punë ka plotë, por profesionistët mungojnë. Megjithatë qeveria duke ju kthyer kohës së komunizmit me hapjen e bankerëve (me të cilin u hapën edhe disa vende punë, pasi janë punësuar dy roje dhe mirëmbajtësit), mund të ketë menduar që një plan i saj të jenë edhe hapja e uzinave dhe fabrikave të së shkuarës. Pas mbylljes në vitet e “arta” të demokracisë  mund të rikthen përsëri te prodhimet vendas, i cili asnjëherë nuk të lë në baltë.  Marrëdhënia e qeverisë më kohën e shkuar është mjaft e mirë, pasi në kujtesën e shqiptarëve janë kthyer shumë gjëra, por vetëm puna në uzina ka mbetur ende në kohën e shkuar. Në ditëtë, javët e muajt në zhvillim do pritet me entuziazëm të madh hapja e fabrikave dhe uzinave në të gjitha qytytet e vendit, duke na sjellë “suksese në jetë”.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

 

Loading...

Lini nje pergjigje