Standard.al

Kukës/ Plagosën me thikë dy persona, konflikte për motive të dobëta

0

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Kukësit për plagosjen me thikë të dy shtetasve të tjerë.

Blutë kanë arrestuar shtetasit Jeton Koloshi, 21 vjeç dhe Tasim Cengu, 26 vjeç,  të dy banues në fshatin Bele pasi gjatë ditës së dielë  në lagjen numër 2 janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë dhe i kanë goditur me thikë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit M.S, 39 vjeç, banues në fshatin Bele, i cili  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe  S.M, 21 vjeç, banues në Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim ” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.