“Jemi Patriotë Tallavaje”

0
174

Shqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.Nuk kanë munguar urime dhe mesazhe të ndryshme patriotike që nga krerët e politikës dhe deri tek të rinjtë të cilët kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale  me mburrje dhe krenari për prejardhjen tonë.

Koment mbi ditën e sotme historike por edhe për “festimet” ka bërë edhe Këshilltari I kryeparlamentarit Emiljano Aleksi.

Në një postim në rrrjetin social “facebook” ai shkruan se; Ne jemi popull që jetojmë me të shkuarën dhe se patriot do të thotë ligjërosh kundër grekëve, serbëve, maqedonasve por ndërkohë i vendosim “doganën tek thana” shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetëror.

Ky është postimi I plotë:

Jemi  Patriotë Tallavaje

Ne mbufatemi krenarshëm për faktin se jemi shqiptarë dhe se Shqipërinë e kemi tonën.  Jemi pellazg, ilir dhe kombi shqiptar është po aq i vjetër sa edhe dheu i Ballkanit. Nëse na pyesin se kush je sot, atëherë ne të tregojmë kush ishim dje! Jemi popull që jetojmë me të shkuarën.

Për Ne, patriotë do të thotë të ligjërosh kundër grekëve, serbëve, maqedonasve por ndërkohë i vendosim “doganën tek thana” shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetëror.

Sot nuk ka flamuj, nuk dëgjohet  brohoritja e këngës sonë patriotike… “ O sa mirë me qenë Shqiptar.. o hej o hej”sepse nuk ka asnjë festë tallvaje të organizuar.  Vetëm kur ka tallava ne shpalosim flamujt, pasurojmë fjalorin tonë patriotik, flasim për Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletini .

Patriotët tanë të passhiut  do festojnë nesër. Sepse  më 29 Nëntor do ta bëjmë natën-ditë dhe domosdo do të jemi dhe më patriotë se sa sot.  Kështu të gjithë së bashku;  partizanë, komunistë, ballistë, nacionalistë, kolaboracionistë do shpalosim flamujt shqiptar dhe  nën tingujt e këngëve partizane do këndojmë ““ O sa mirë me qenë Shqiptar.. o hej o hej””

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here