Prizren/ Për 28 Nëntor, në një vend valojnë flamuri shqiptar edhe ai turk! (VIDEO)

0
362

Në Prizren, flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Turqisë janë vendosur krah njëri-tjetrit. Vendosja e tyre nga Komuna e Prizrenit, për nder të 28 Nëntorit, nuk po pëlqehet nga qytetarët, pasi Shqipëria ishte e pushtuar pikërisht nga perandoria osmane – paraardhësja e Turqisë së sotme.

Të pakënaqur me këtë veprim ka edhe prej atyre që erdhën nga Shqipëria në Kosovë për këtë festë.

Përveç flamurit të shtetit turk, në Prizren janë vendosur edhe disa flamuj të shteteve mike të Kosovës.

Prandaj, zëdhënësi i kësaj Komune, Ymer Berisha, arsyetohet se Komisioni përgjegjës ka marrë vendim që të vendosen flamujt “për nder të miqësisë”.

“Edhe pse dikur ishin armiq, tani Turqia dhe Kosova kanë miqësi të mirë mes vete”, thotë ai. /Klan Kosova/

21

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here