De Biasi besnik ndaj Shqipërisë, ja oferta që refuzoi për kuqezinjtë

0

Palermo po kalon momente të vështira pasi ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Presidenti Zamparini edhe pse nuk e ka shkarkuar ende trajnerin Roberto De Zerbi, po mendon për pasuesin e tij.

Sipas asaj që shkruan Sky Sport është kontaktuar edhe Gianni De Biasi, i cili nuk e pranoi këtë ofertë, ose të mbante të dy detyrat.

De Biasi në Serie A është ulur në të kaluarën në stolin e Modena, Torino dhe Udinese. Trajneri italian drejton Shqipërinë prej dhjetorit të 2011, duke arritur ta kualifikojë për herë të parë në finalet e një turneu madhor si Evropiani.

Ai është përfolur vazhdimisht se kërkohej nga ekipe të ndryshme, madje edhe përfaqësuesja e Italisë.

Kontrata e De Biasi-t me Federatën Shqiptare të Futbollit është e vlefshme deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018.

Lini nje pergjigje